''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

915 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 April 2009

AKK nënshkruan marrveshje bashkëpunimi me Qendren e Inteligjencës Financiare

PRISHTINË, 21 PRILL 2009 - Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) dhe Qendra e Inteligjencës Financiare (QIF), nënshkruan të martën (sot) një memorandum mirëkuptimi mbi shkëmbimin e informative të cilat u shërbejnë këtyre mekanizmave në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për realizimin e misionit të tyre.

Qëllimi I këtij memorandumi është që të shtohet bashkëpunimi dhe koordinimi në lidhje me shkëmbimin e informative lidhur me zbatimin dhe hetimin e korrupsionit, si dhe zbulimin dhe parandalimin e pastrimit të parave në Kosovë.

Ky memorandum i cili bashkon kapacitetet e dy mekanizmave është përpjekje shtesë e AKK-së dhe QIF-së në mënyrë që të luftohen dhe parandalohen mundësit e veprimeve korruptive sikundër edhe pastrimit të parave.

QIF është autoriteti i themeluar sipas rregullores së UNMIK-ut Nr. 2004/2 e cila pranon, analizon dhe shpërndan informata të ndjeshme financiare lidhur me veprat penale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, dhe veprave të ngjashme penale.

Kthehu tek lajmet tjera