''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

889 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


12 March 2008

Fushatë për sensibilizimin e shërbyesve civil

PRISHTINË, 12 mars 2008 - Agjensioni Kosovar kundër Korrupsionit, me mbështetje të misionit të OSBE-së në Kosovë dhe zyrës së UNDP-së në Kosovë që nga e hëna (10 mars 2008) ka filluar fushatën sensibilizuese që në fokus ka shërbyesit civil të të gjitha ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të 15 komunave më të mëdha të vendit.

Qëllimi i kësaj nisme të re është inkurajimi I gjithë shërbyesve civil që të raportojnë në Agjensionin Kundër Korrupsionit praktikat e mundshme korruptive në institucionet ku ata punojnë.

“Ne presim që kjo fushatë të nxisë guximin e shërbyesve civil që ti raportojnë rastet e dyshuara për korrupsion tek Agjensioni. Pas dy fushatave të mëhershme publike ne kemi marr informata esenciale nga qytetarët të cilët I kanë raportuar rastet. Tani unë iu bëjë thirrje shërbyesve civil që të bashkëpunojnë ngushtë me Agjensionin, të japin informata dhe të përkrahin përpjekjet tona për të çrrënjosur korrupsionin”;, tha Hasan Preteni Drejtor I Agjensionit Kosovarë Kundër Korrupsionit.

Ai shtojë se Agjensioni do të jetë I gatshëm çdo herë që me mekanizmat e tij veprues ta bëjë të mundur ndalimin e praktikave korruptive dhe ta forcojë rendin dhe ligjin në vend.

Fushata e re, e cila përqendrohet në mesazhin “Korrupsioni mbaron këtu – me ndihmën tuaj ”; si dhe “Nuk jam i/e Korruptuar”; do të zgjasë një muaj dhe përfshin shpërndarjen nëpër secilën ministri dhe komuna; broshura me informacione mbi Agjensionin, si dhe rripa për ID, lapsa, emërtues tryeze, fletore, dhe poster - të gjitha këto me mesazhe sensibilizuese për pasojat që sjell korrupsioni si dhe nxitjen e luftimit të kësaj dukurie shqetësuese.

Po ashtu 10 zyrtarë nga Agjensioni ( nga dy në secilin institucion) do të jenë në shërbim të shërbyesve civil për t'ju ofruar atyre informacionet e detajuara për mënyrën e funksionimit të Agjensionit si dhe mënyrat e raportimit të rasteve të korrupsionit.

Që nga e hëna ( 10 mars 2008) zyrtarët e Agjensionit I kanë vizituar tri ministri dhe tri komuna.

Kthehu tek lajmet tjera