Yll Buleshkaj: Qëllimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit është zhvillimi i transparencës së institucioneve dhe zbatimi i masave për parandalimin e Korrupsionit në secilin nivel të qeverisjes
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj u prit sot në takim nga Kryetari i Kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama, për të diskutuar për mandatin e ri të Agjencisë dhe nevojën për rritje të vazhdueshme të transparencës dhe për parandalimin e korrupsionit në Kosovë.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan, gjithashtu edhe për rolin e zyrtarëve përgjegjës të angazhuar nga komuna me detyrat e deklarimit të pasurisë, parandalimit të konfliktit të interesit dhe mbrojtës së sinjalizuesve. Ata folën edhe për nevojën e hartimit dhe aprovimin e dokumenteve që synojnë parandalimin dhe evitimin e rreziqeve që kanë të bëjnë me integritetin.
Drejtori, Yll Buleshkaj në takimin me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, konfirmoi se Agjencia kundër Korrupsionit në të gjitha veprimet e saj do vazhdoj të garantoj barazi të plotë të trajtimit e rasteve pa paragjykime politike, etnike, gjinore, gjuhësore, fetare apo të nivelit të qeverisjes, qendror apo lokal.