''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

59892 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 July 2022

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj priti në takim Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

18 korrik 2022, Prishtinë

 

Në kuadër të bashkërendimit të aktiviteteve ndër-institucionale, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka pritur sot në takim Ministren e Drejtësisë,  Albulena Haxhiu për të diskutuar  lidhur me  saktësimin e fushë veprimtarisë së  AKK-së,  të arritur me ligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit dhe Ligjin për Deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik.

Në takimin Ministrja Haxhiu, si udhëheqëse e Ministrisë e cila ka sponsorizuar legjislacionin themelor të AKK-së, ofroj përkrahjen institucionale për kompletimin e legjislacionit sekondarë relevant për AKK-në,  por edhe për ngritjen e kapaciteteve profesionale të AKK-së. 

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj tha se plotësimi i legjislacionit dhe saktësimi i mandatit të AKK-së, fuqizon punën e agjencisë edhe në aspektin e ndërmarrjes së masave për parandalimin e korrupsionit, siç janë shqyrtimi anti-korrupsion i legjislacionit dhe monitorimi i planeve të integritetit të institucioneve. Buleshkaj me tutje theksoi se AKK tashme ka filluar procedurën e vetëvlerësimit te nevojave për burime njerëzore dhe teknike shtesë, si dhe adaptimin e strukturës organizative për të zbatuar me sukses mandatin e vet institucional. Gjithashtu, Buleshkaj tha se  llogarit në përkrahjen e Kuvendit të Kosovës dhe Qeverinë për t’i alokuar AKK-së burimet adekuate sipas  përgjegjësive të reja qoftë në lidhje me masat për parandalimin e korrupsionit, verifikimin e deklarimin e pasurisë së  zyrtarëve publik brenda dhe  jashtë vendit, mbrojtjes së sinjalizuesve dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

Të dy udhëheqësit e institucioneve u dakorduan për koordinimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë,  qoftë në hartimin dhe aprovimin e legjislacionit sekondar, zbatimin sa më efikas të legjislacionit të ri por edhe bashkërendimin e aktivitete vetëdijesuse në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

 

Kthehu tek lajmet tjera