''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

59846 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


14 June 2022

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Për të shkarkuar listën e subjekteve deklaruese dhe regjistrat e deklarimit të pasurisë, ju lutem vizitoni web-faqen e Agjencisë kundër Korrupsionit në adresën: https://www.akk-ks.org/.

Nesër më 15 qershor 2022, në ora 09.00, Agjencia kundër Korrupsionit, do të organizojë hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë për përzgjedhjen e 20% të zyrtarëve që janë subjekte të deklarimit vjetor të pasurisë, që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë. Ndërsa, pas përfundimit të shortit dhe krijimit të listës që buron nga shorti, AKK do të fillojmë kontrollin e plotë të pasurisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Për të evituar lëshimet eventuale gjatë procesimit të të dhënave, Agjencia kundër Korrupsionit përmes personave kontaktues, javën e kaluar, ka dërguar te subjektet deklaruese regjistrat e deklarimit të pasurisë dhe tashmë ka pranuar përmirësimet nga ta.

Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4684 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 50 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, ndërsa 14 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

Kthehu tek lajmet tjera