''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54782 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


12 April 2022

AGJENCIA KUNDËR KORRUPSIONIT PJESË E KËSHILLIT PËR DEMOKRACI DHE TË DREJTA TË NJERIUT YLL BULESHKAJ: AGJENCIA KUNDËR KORRUPSIONIT MBETET E PËRKUSHTUAR NË ZBATIMIN E MANDATIT TË VET DHE NJËKOHËSISHT TË KONTRIBUOJ NË ZBATIMIN E ZOTIMEVE TË KOSOVËS NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT.

Sot është mbajtur takimi inaugurues i Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i themeluar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut është një trupë koordinuese e nivelit të lartë për të punuar e për të garantuar respektimin e standardeve demokratike . si dhe për të përmbushur zotimet e Republikës së Kosovës të dhëna në Samitin për Demokraci të organizuar nga Presidenti Joe Biden i mbajtur në dhjetor të vitit 2021.

Agjencia Kundër Korrupsionit është një ndër trembëdhjetë institucionet e Republikës së Kosovës që janë pjesë e këtij Këshilli. Në këtë Këshill është e përfaqësuar edhe shoqëria civile me tre anëtare.

Në këtë takim u shqyrtua dhe miratua draft Plani i Veprimit për vitin 2022 si dhe u themeluan katër grupe punuese: 1) Grupi Punues Kundër Korrupsion; 2) Grupi Punues për Barazi Gjinore; 3)Grupi Punues për të Drejta të Njeriut; dhe 4) Grupi Punues për Demokraci.

Ky Këshill do të organizoj takime periodike të anëtarëve ndërsa takime të grupeve punuese sipas nevojës.

Në këtë takim drejtori Yll Buleshkaj theksoj që ‘’Agjencia Kundër Korrupsionit mbetet e përkushtuar në zbatimin e mandatit të vet dhe njëkohësisht të kontribuoj në zbatimin e zotimeve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit’’.

Kthehu tek lajmet tjera