''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54701 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 January 2022

Drejtori i AKK-së z. Yll Buleshkaj priti në takim përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), z. Yll Buleshkaj priti në takim përfaqësuesen e Përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, znj. Maria Suokko.

Me këtë rast, znj. Maria Suokko,  uroi Drejtorin e AKK-së për marrjen e detyrës së re dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me AKK-në në fushat me interes  të fushëveprimit të AKK-së, nëpërmjet projektit për abstinencë teknike SAEK III. 

Drejtori i AKK-së, z. Buleshkaj i njoftoi znj. Suokko  për objektivat strategjike me rastin e marrjes së detyrës  dhe ofroi gatishmërinë për bashkëpunim me UNDP-në, në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në Kosovë duke theksuar nevojën e forcimit të bashkëpunimit në fushat e identifikuara me prioritet për AKK-në.

Kthehu tek lajmet tjera