''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54688 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 January 2022

Yll Buleshkaj zgjedhet Drejtor i Agjencisë kundër Korrupsionit

Yll Buleshkaj u lind në Istog më 17 Shkurt të vitit 1979. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në vendlindje. Studimet universitare i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet master për Demokratizim dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Bolonjës dhe Universitetin e Sarajevës, ku ka specializuar në Proceset e Shtet ndërtimit në Evropën Juglindore. Aktualisht është kandidat për titullin doktor në fushën e Qeverisjes dhe Administratës Publike në Universitetin e Evropës Juglindore.

Yll Buleshkaj është profesionist me përvojë rreth 20-vjeçare, në qeverisjen e mirë, demokratizim, zgjedhje, pjesëmarrjen e publikut në politikë-bërje, dhe në të drejtat e njeriut.

Para se t’i bashkohej AKK-së, ai ka shërbyer në detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në Komisionin  Qendror të Zgjedhjeve.

Në Kosovë ka shërbyer si menaxher në Helvetas, zëvendësdrejtor në Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) në Kosovë,  më herët në detyra të ndryshme si pjesë e  Misionit të OSBE-së në Kosovë, si dhe si pjese e OJQ-ve lokale. Ai ka punuar edhe në fushën e vetë rregullimit të medias, me strukturat formale dhe joformale të përfaqësimit të të rinjve, me grupet e komuniteteve pakicë në Kosovë, zhvillimin parlamentar e sidomos zhvillimit të grupeve të grave dhe të rinjve në kuvend dhe në një numër nismash të politikave publike.

Yll Buleshkaj ka shërbyer edhe jashtë vendit si pjesë e OKB-së, IOM-it dhe UNDP-së në Jordani, Afganistan dhe Suedi kryesisht në fushën e zgjedhjeve dhe demokratizimit.

Yll Buleshkaj i është bashkuar Agjencisë kundër Korrupsionit më 24 dhjetor 2021, për një mandat pesëvjeçar.

 

Kontakti

Tel:                              +383 (0) 38 518-980

Fax:                             +383 (0) 38 518-977

E-mail:                       [email protected]

Web:                             www.akk-ks.org

Kthehu tek lajmet tjera