EULEX dhe Agjencia Kundër Kurrupsionit së bashku kundër korrupsionit
Prishtinë, 15 dhjetor 2020
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli priti në takim z. Lars-Gunnar Wigemark, Udhëheqës i Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).
Në këtë takim z. Havolli njoftoi z. Wigemark, dhe znj. Johanna Valenius, Udhëheqëse e Sektorit të Monitorimit në EULEX, për punën dhe progresin e arritur nga Agjencia Kundër Korrupsion, dhe çështjet tjera që lidhen me fushëveprimin e AKK-së që kanë të bëjnë me ndryshimet legjislative, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.
Udhëheqës i Misionit të EULEX –it, z. Wigemark njoftoi Drejtorin e AKK-së, z. Havolli se si Misioni i EULEX-it monitoron rastet e korrupsionit në sistemin e drejtësisë në Kosovë, prezantoi Raportimin e fundit të Monitorimit të Drejtësisë në Kosovë dhe e vlerësoi lartë punën e Agjencisë si dhe konfirmoi përkrahjen për Agjencinë Kundër Korrupsion dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit.