''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43539 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


07 February 2020

Rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe luftimi i korrupsionit

                                                                                                                                                                                                                                                                                                               Prizren, 6 shkurt, 2020 –

Në bashkëpunim me Projektin Kundër Krimit Ekonomik (PECK II) të implementuar nga Këshilli i Europës dhe Zyra e Bashkimit Europian, Agjencia Kundër Korrupsionit mori pjesë në punëtorinë e organizuar me temën “Bashkëpunimi ndërinstitucional në mes të sektorit të luftimit të Korrupsionit, Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”.

 

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion prezantoi të arriturat në aspektin e përmirësimit të bashkëpunimit në mes të Agjencisë Kundër Korrupsion dhe institucioneve kryesore përgjegjëse për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, pastrimit të parasë, luftimit të financimit të terrorizmit dhe institucionet e zbatimit të ligjit në përgjithësi. Z. Havolli po ashtu bëri një prezantim të të arriturave drejt përmbushjes së Zotimeve të dalura nga Samiti i Londrës 2018 dhe që lidhen kryesisht jo vetëm me bashkëpunimin ndërinstitucional por edhe me mbrojtjen e sinjalizimit; parandalimit të konfliktit të interesit; avancimit të kornizës ligjore që lidhen me mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe çështjeve tjera të rëndësishme për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

 

Qëllimi i punëtorisë ishte po ashtu çështja se si ky bashkëpunim ndërinstitucional mund të përdor deklarimin e pasurisë për qëllime të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

 

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësuesit nga Njësia e Inteligjencës Financiare, Banka Qendrore, Agjencia kundër Korrupsionit, Prokuroria, Policia, Gjyqësori, Doganat, Administrata Tatimore, Shoqëria Civile dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

 

Kthehu tek lajmet tjera