''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1216 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 June 2015

780 formular të zyrtarëve publik do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

Prishtinë, 25 qershor  2015 - Formularët e 780  zyrtarëve ose 20% e listës totale prej 3900  zyrtarëve të lartë që e kanë bërë deklarimin e rregullt vjetore do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë kundër korrupsionit.

 

Përmes një procesi të hapur dhe transparentë Agjencia së bashku me përfaqësuesit e mediave të pranishëm në konferencën e sotëm për shtyp hedhën shortin për të nxjerr listën e zyrtarëve të cilëve Agjencia do tu bëjë kontrollin e plotë të pasurisë sipas Ligji nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.

 

Procedura e nxjerrjes së listës për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është zhvilluar kështu: në një vazo janë vendosur 9  fletë palosje të cilat janë tërhequr nga përfaqësuesit e mediave. Vetëm njëra fletëpalosjeve ka pasur mbishkrimin, “Përzgjedhësi”, kurse të tjerat kanë qenë të zbrazëta. Gazetari I  tërhoqi fletëpalosjen me mbishkrimin “përzgjedhësi” ka tërhequr një numër nga vazoja tjetër ku ishin po ashtu të vendosura numrat nga 1 deri në 9  fletëpalosje. Numri I përzgjedhur ishte 6  dhe për të arritur 20%-shin e listës totale ky numër është rritur për 5 ( pesë) deri në fund të listës.

 

Përkundër kësaj liste e dalë nga shorti publik, Agjencia ka të drejtë që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti. Këtë mund ta bëjë sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar.

 

Kthehu tek lajmet tjera