''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1213 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


23 June 2015

Reagim - Në lidhje me Titullin e artikullit Antikorrupsioni “mbyll sytë” karshi kurdisjes së tenderit” I botuar në "Zeri" në numrin 4994 të ditës së martë 23 qershor 2015,

E nderuara Redaksi e të përditshmes Zëri,

 

Agjencia kundër korrupsionit konsideron  se titulli I artikullit  në fjalë I botuar në ballinë dhe në faqen 7 të botimit të së martës 23 qershor 2015 përmban  pa vërtetën.

 

Kjo për faktin se gjatë gjithë brendësi së artikullit nuk ka as një fakt se Agjencia I ka “mbyllur sytë” karshi tenderit “ Servisimi I Mirëmbajtjes së Pajisjeve Radiologjike të Apelemit”  i shpallur nga Spitali I Gjilanit.

 

Të rikujtojmë se për sa I përket  tenderit në fjalë Agjencia  sipas detyrës zyrtare e ka monitoruar procesin   dhe më datë 05.05 2015 I ka adresuar Opinion Spitalit  të Gjilanit që ti anulojë procedurat për shkak të shkeljeve që janë konstatuar,  (shih linkun http://www.akk-ks.org/repository/docs/01-1296-2015spitali%20i%20Gjilanit.pdf).

 

Në ndërkohë Spitali I Gjilanit ka vepruar sipas udhëzimeve të Agjencisë dhe më datën më 14 05 2015 e ka bërë anulimin e këtij tenderi. Si rrjedhojë  Agjencia  e konsideron  si rast të mbyllur.

 

Ashtu siq  citohet  Drejtori I AKK-së në paragrafin gjashtë të artikullit, - mandati  I Agjencisë nuk është që të merret me gjëra hipotetike, por Agjencia do të vazhdojë të monitorojë, - pa I mbyllur sytë  jo vetëm këtë rast por të gjitha  proceset dhe procedurat e tenderimeve me vlera të larta nëpër institucionet publike të Republikës së Kosovës.

 

Në këtë rrafsh vetëm vitin e kaluar Agjencia ka arritur që të parandalojë shumën totale prej rreth 29 milion  eurosh vetëm gjatë proceseve të monitorimit të procedurave të tenderëve të ndryshëm, ndërsa këtë vit  trendi është akoma më pozitivë për sa I përket  punës së Agjencisë.

 

Agjencia konsideron se titulli I artikullit përmban tendencë të prishjes së imazhit të saj nga autori I artikullit, dhe për hir të korrektësisë ndaj publikut, me mirësi  kërkon  nga Redaksia e të përditshmes “Zëri” që ky reagim të botohet në numrin e të mërkurës datë 24 qershor 2015 në faqen e njëjtë ku është botuar edhe artikulli me titullin tendencioz, (faqe 07).

Kthehu tek lajmet tjera