''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1196 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


01 April 2015

AKK publikojë raportin vjetor janar –dhjetor 2014

Prishtinë, 1 Prill 2015 - Agjencia kundër Korrupsionit publikojë sot raportin vjetorë të punës së saj për periudhën janar-dhjetor 2014. Gjatë prezantimit të raportit para mediave drejtori i Agjencisë Hasan Preteni tha se Agjencia gjatë vitit 2014, ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 304 raste, prej të cilave 56 prej tyre janë bartur nga vitet paraprake, kurse gjatë vitit 2014 janë pranuar edhe 248 raste. Prej tyre 131 raste, janë përcjell në Prokurori dhe Polici për procedim të mëtutjeshëm, 11 raste janë përcjell në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, 4 raste janë deleguar në kompetencë tek organet respective, 102 raste janë mbyllur, ndërsa 56 raste janë në procedurë. 

AKK që nga funksionalizimi e deri në periudhën raportuese, nga të gjitha rastet e hetuara ku janë gjetur prova për vërtetimin e dyshimeve për veprime korruptive, i ka përcjell në prokuroritë kompetente, prokurorinë e EULEX-it, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Njësinë e Hetimeve Financiare, gjithsejtë 552 raste. Në vitin 2007 AKK në Institucionet Kompetente ka përcjellë 47 raste në të cilat kanë qenë të përfshirë 91 persona, në vitin 2008 ka përcjellë gjithsejtë 53 raste në të cilat kanë qenë të përfshirë 113 persona, në vitin 2009 AKK ka përcjellë 68 raste ku janë të përfshirë 159 persona, në vitin 2010 ka përcjellë 33 raste, ndërkaq janë të përfshirë 164 persona, në vitin 2011 ka përcjellë 39 raste të përshirë 121 persona, në vitin 2012 janë përcjellë gjithsejtë 52 raste me përfshirje të 159 personave, në vitin 2013 janë përcjellë gjithsejtë 128 raste kundër 238 personave. Ndërsa, në vitin 2014 janë përcjell gjithsejtë 131 raste kundër 163 personave.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të përcjella nga viti 2007 deri 2014 në Prokuroritë Kompetente dhe Policinë e Kosovës, prokuroritë dhe institucionet tjera kanë dhënë informacion kthyes duke konfirmuar se 295 raste janë në procedurë hetimore, janë ngritur 47 aktakuza/ propozim akuza dhe ka filluar procesi gjyqësorë, 124 raste është konfirmuar se janë hedhur poshtë/pushuar hetimet, ndërsa për 67 raste të përcjella nuk ka informata kthyese. Një rast është vendosur edhe në Gjykatën e Apelit.

Preteni ka folur edhe për fushën e parandalimit të Korrupsionit ku ka përmendur statistikat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve për vitin e kaluar, mbikëqyrja dhe kontrolli i saj si dhe inicimet për të gjitha rastet që nuk është bërë deklarimi I pasurisë apo është dyshuar për deklarim të rrem.

Për këtë periudhë kohore ose deklarimin e rregullt vjetor për vitin 2014 kanë pasur për obligim që ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre 3038 zyrtar të lartë publik. Prej këtij numri të përgjithshëm e kanë deklaruar pasurinë 3030, ose 99.74%, deklarimin nuk e kanë bërë 2 zyrtar, ndërsa 6 zyrtar të lartë publik nuk kanë pasur mundësi të deklarojnë për arsye të njohura. Kurse Gjatë vitit raportues kanë pasur për obligim deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës 1052 zyrtar të lartë publik, nga numri i përgjithshëm 1012 kanë bërë deklarimin e pasurisë ose 96%, ndërsa nuk e kanë deklaruar pasurinë 41 ose 4%.

Agjencia kundër korrupsionit ka mandate edhe trajtimin e rasteve për Konflikt të Interesit. Gjatë periudhës raportuese AKK ka trajtuar 264 raste nën dyshimin se ka të bëjë me Konfilt Interesi. Në 138 raste zyrtarë I janë shmangur konfliktit të interesit, 34 raste kanë rezultuar pa konflikt interesi, janë dhënë 46 opinione, 3 raste janë përcjell për hetime, për 7 raste janë bërë kërkesa për shkarkim dhe janë dërguar në gjykatat kompetente për kundërvajtje, ndërsa 36 raste janë ende në procedurë.

Nga ana tjetër në fushën e parandalimit të korrupsionit në Prokurimin Publik AKK ka trajtuar 

Gjatë periudhës raportuese AKK ka ofruar për interpretim, trajtim apo zgjidhje në total prej 238 raste të dyshimit për konflikt të interesit. I gjithë procesi ka kaluar përmes një bashkëpunimi që AKK ka me Institucionet Publike, Autoritetet Përgjegjëse, me Nëpunësit Publikë, me median, shoqërinë civile, si dhe përmes informacioneve të marra nga burime të ligjshme. 

Me qëllim të parandalimit të korrupsionit AKK ka trajtuar shumë burime dhe ka intervenuar në rastet kur ka pasur dyshim se ka mosrespektim të ligjit në fushën e Prokurimit Publik ku janë dhënë 67 opinione parandaluese. Prej këtij numri 64 opinione janë marr parasysh nga autoritetet Kontraktuese, kurse në 3 raste nuk janë përfill rekomandimet e Agjencisë.


Raportin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar ne seksionin Raportet

Kthehu tek lajmet tjera