''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1179 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


28 January 2015

AKK i rekomandon Spitalit të Mitrovicës përmirësimin e kritereve të ri-tenderit për furnizim me naftë

Prishtinë, 28 janar 2015 - Agjencia kundër korrupsionit konsideron se Spitali rajonal i Mitrovicës Dr. Sami Haxhibeqiri nuk i ka përcaktuar drejtë dhe saktë kriteret e tenderit “Furnizim me naftë dhe derivate të naftës për nevojat e Spitali Rajonal të Mitrovicës” dhe i ka rekomanduar këtij Autoriteti Kontraktues që në momentin e ri-tenderimit të përcaktohen sakt detajet e kritereve dhe ndarjes së pozicioneve në mes naftës për ngrohje dhe naftës për automjete. 

Autoriteti Kontraktues Spitali Rajonal “Dr.Sami HAXHIBEQIRI” - Mitrovicë, bazuar në nevojën e tij për Furnizim me naftë dhe derivate të naftës ka paraparë aktivitet prokurimi me Procedurë të Hapur ku kohëzgjatja e kontratës është paraparë në periudhë një vjeçare. 

Në këtë rast Agjencia Kundër Korrupsion është ftuar nga Autoriteti Kontraktues që të monitoroj punën e Komisionit Vlerësues për tenderin “Furnizim me naftë dhe derivate të naftës për nevojat e Spitalit Rajonal – Mitrovicë”. Më datë 22/01/2015 përfaqësues nga Agjencia Kundër Korrupsion kanë marrë pjesë Komisionin e Vlerësimit dhe kanë konstatuar se vlerësimi i Ofertave ishte në përputhje të plotë me ligjin e Prokurimit Publik si dhe me Dosjen e Tenderit. 

Por Agjencia ka gjetur se gjatë përpilimit të dosjes së tenderit janë bërë disa formulime fjalish të cilat kanë lënë hapësirë për tu mos interpretuar vetëm në një mënyrë.

P.sh; - në Dosja e Tenderit, Autoriteti Kontraktues nuk i ka ndarë pozicionet në mes Naftës për Ngrohje dhe Naftës për Automjete. “Një pozicion i tillë është dashur të bëhet, pasi çmimi i naftës si Lëndë djegëse, dallon prej çmimit të Naftës si derivat për Automjete. Po ashtu Autoriteti Kontraktues tek siguria e tenderit nuk ka kërkuar 3-5% të vlerës së parashikuar të kontratës, por ka mbetur në vlerën jashtë këtij kufizimi” thuhet ne opinionin zyrtarë të Agjencisë adresuar këtij Autoriteti Kontraktues. 

Agjencia po ashtu ka shprehur shqetësimin e saj pasi që Operatorët Ekonomik kanë ofertuar me çmime “Jo normalisht të ulëta” me të cilat çmime është e pamundur të realizohet kontrata në tërësi. Në rastin konkret, çmimi i Ofruar Premium/Litër të derivateve, nuk i mbulon as shpenzimet e transportit të sjelljes së derivateve deri tek autoriteti Kontraktues. 

Agjencia Kundër Korrupsion konsideron që në Dosjen e Tenderit është dashur edhe më në detaje të qartësohen kërkesat, në mënyrë që mos të lihet hapësirë që vlerësimi të vështirësohet. Madje Agjencia konsideron se veprimet e Autoritetit Kontraktues bien ndesh me Nenin 27 Dosja e Tenderit dhe Nenin 57 Sigurimi i Tenderit të Ligjit për Prokurimin Publik. 

Opinionin e plot zyrtar mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinione

Kthehu tek lajmet tjera