''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1175 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 December 2014

AKK konstaton ekziston konflikti i interesit në rastin e zyrtarit Ndue Shabanaj

Prishtinë, 22 dhjetor 2014 - Agjencia kundër korrupsionit konstatojë se ekziston konflikt i interesit “rast për rast” për zyrtarin e lartë Ndue Shabanaj - Anëtar i Kuvendit të Komunës së Klinës, në rastin e miratimit të propozimit për lejimin e ndërtimeve të larta afariste – banesore në afërsi të rreth-rrotullimit në kuadër të sheshit “Ndue Përlleshi” në Komunën e Klinës.

Bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik Agjencia fillojë trajtimin e rastit në fjalë pas pranimit të informacionit për dyshimin e ekzistimit të konfliktit të interesit sipas të cilit z. Ndue Shabanaj ka marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit Komunal, të datës 26.09.2014, në të cilën është diskutuar dhe është miratuar propozimi për lejimin e ndërtimeve të larta afariste – banesore në afërsi të rreth-rrotullimit në kuadër të sheshit “Ndue Përlleshi” në Klinë.

Dyshimi për ekzistimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik ka qenë sepse njëra prej banesave e cila do të rrënohet, me qëllim të ndërtimit të ndërtesave të larta afariste – banesore, i përket nënës së z. Ndue Shabanaj.
z. Shabanaj ka pranuar se banesa e cila do të rrënohet është në emër të nënës së tij dhe se ka marrë pjesë në mbledhjen në të cilën është diskutuar për këtë çështje. Ai ka deklaruar se kjo nuk paraqet konflikt interesi sepse vota e tij nuk ka qenë përcaktuese në miratimin e propozimit për ndërtimin e ndërtesave të larta në atë pjesë. 

Duke pasur parasysh nenin 13 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, z. Shabanaj është dashur të deklaroj konfliktin e interesit në këtë rast dhe të tërhiqet nga kjo mbledhje. Por ai nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Meqenëse z Shabanaj nuk ka pranuar që ti shmanget konfliktit të interesit Agjencia do të kërkojë fillimin e Procedurës për Kundërvajtje nga Gjykata kompetente.

Vendimin e plotë të Agjencisë mund ta shkarkoni duke klikuar mbiu Butonin Konflikti i Interesit Vendimet

Kthehu tek lajmet tjera