''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1170 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 December 2014

Nënshkruhet Karta e Përkushtimit kundër Korrupsionit

Prishtinë, 08 Dhjetor 2014 - Me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit (09 dhjetor), Agjencia Kundër Korrupsionit, e mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX do të nis fushatën sensibilizuese kundër korrupsionit, që synon të nxisë publikun kosovar të jetë pjesë e përpjekjeve të institucioneve shtetërore për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë. 

Kjo fushatë e përbashkët përqendrohet në atë se si korrupsioni e rrezikon sundimin e ligjit, stabilitetin social, barazinë dhe zhvillimin ekonomik. Për herë të parë zyrtarët e lartë shtetëror të Kosovës bashkërisht kanë nënshkruar një Kartë Përkushtimi me zotime publike që do të jenë të bashkuar në luftën kundër korrupsionit. 

Njëkohësisht ftohen edhe të gjithë qytetarët që t'i bashkohen këtij angazhimi dhe t'i raportojnë veprimet korruptive. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë betejë mbarë kombëtare. 

Fushata fillon më 9 dhjetor ku karta e nënshkruar e përkushtimit do të vendoset në institucionet publike kryesore dhe do të botohet në gazetat ditore. Po ashtu, do të ketë edhe transmetime të spoteve televizive të zyrtarëve të lartë publikë të Kosovës të cilët zotohen që ta luftojnë korrupsionin. Spotet televizive do të transmetohen në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) 

 

Karta e Përkushtimit

Kthehu tek lajmet tjera