''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1169 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


05 December 2014

AKK konstaton shkelje në tenderin e KOSTT-it

Prishtinë, 05 dhjetor 2014 - Agjencia kundër korrupsionit ka konstatuar se nënshkrimi I kontratës në mes KOSTT si Autoritet Kontraktues dhe Operatorit Ekonomik “NP MONTEN” dhe “G3 INGINERING” si fitues I tenderit “Instalimi I Grupeve Matëse në mes të KOSTT/KEK/OSSH”, - I ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerën prej 400.000 euro. Kjo si rezultat pasi që Autoriteti Kontraktues ka përzgjedhur për dhënie të tenderit Operatorin Ekonomik që kishte ofruar çmim më të lartë sesa ofertues I parë. 

Agjencia Kundër Korrupsion pas shqyrtimit dhe analizimit të fakteve të gjetura në këtë proces, si dhe pas konsultimeve profesionale të bëra në lidhje me tenderin “Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEK/OSSH” me nr. prokurimi: KOSTT-14-84/12-511, konstaton se të gjitha mospërputhjet eventuale që janë pjesë e dosjes së tenderit, nuk kanë ndonjë domethënie dhe nuk kishin ndikuar në funksionalizimin e Instalimit të grupeve matëse. 

Poashtu Agjencia konsideron se veprimet e Autoritetit Kontraktues bien ndesh me nenin 7 Barazia në Trajtim/ Jo-Diskriminimi; Nenin 8 Planifikimi i Prokurimit; Nenin 27 Dosja e Tenderit; Nenin 6 Ekonomiciteti dhe Efikasiteti; Nenin 71 Grupet e Operatorëve Ekonomik dhe Operatorët e Huaj Ekonomik të Ligjit për Prokurimin Publik, pika 18 Specifikimi Teknik nga Udhëzuesi Operativ i prokurimit Publik si dhe Neni 5 Gjendja Ekonomike dhe Financiare i Udhëzimit Administrativ 02/2014

Agjencia Kundër Korrupsion rekomandon që të veprohet në mënyrë të drejtë gjatë tërë ciklit të prokurimit pa imponuar obligime të panevojshme ose pengesa për operatorët ose operatorët ekonomik potencial. 

Dokumentin e plotë zyrtar mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera