''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1164 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


30 October 2014

AKK parandalojë konfliktin e interesit në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Prishtinë 30 tetor 2014 - Agjencia kundër korrupsionit ka marr vendim që të mbyll rastin për konflikt të dyshuar të interesit që kishte të bënte me një punonjëse të Spitalit “Prime dr. Daut Mustafa” në Prizren Sanie Tafallari për shkak se institucioni ku punon ka anuluar dhënien e kontratës për kompaninë “Rrufeja” ku pronar është znj.Tafallari e cila ka fituar tenderin për “Sigurimi fizik i Objekteve te Spitali i Përgjithshëm” dhe është dyshuar për konflikt te interesit, andaj edhe pas rekomandim te OSHPS, është anuluar dhënia e kontratës, dhe është shmangur gjendja e mundshme e konfliktit i interesit.

Në rastin e shqyrtuar për konflikt te interesit që ka te bej me Spitali i Përgjithshëm “Prime dr. Daut Mustafa” Prizren, dyshohej se kompania fituese “Rrufeja “SH.P.K, eshët shpallur fituese e kontratës me Titull: Sigurimi fizik i Objekteve te Spitali i Përgjithshëm ne Prizren, ku pronar është një person i cili është punëtor i spitalit ku ka fituar kontrate. 

Pas zhvillimit të procedurës, është konstatuar se Autoriteti Kontraktues Spitali i Përgjithshëm “Prime dr. Daut Mustafa” Prizren, ka shpallur si fitues kompaninë “Rrufeja “SH.P.K. Pas kësaj informate Agjencia ka kontaktuar me Drejtorin e Spitalit z. Afrim Avdaj, për te marr informata shtesë.

Gjate këtij takimit Drejtorit te Spitalit z. Afrim Hajda, i është berë me dije se nëse kompania fituese “Rrufeja SH.P.K” me pronare dhe person te autorizuar znj. Sanije Tafallari, shpërblehet me kontrate, atëherë kemi situate te Konfliktit te Interesit, andaj duhet ndërmarr te gjitha masat qe te parandalohet kjo situate sipas obligimeve ligjore dhe mandatit te përcaktuar me ligjet ne fuqi.

Drejtori i Spitalit te Përgjithshëm “Prime dr. Daut Mustafa” Prizren z. Afrim Hajda, është zotuar se do te ndërmarr te gjitha veprimet te përcaktuara me ligj dhe do te njoftohet agjencia për veprimet qe do te ndërmerr për te parandaluar situatën e konfliktit te Interesit te shfaqur ne rastin e tenderit për “Sigurimi fizik i Objekteve te Spitali i Përgjithshëm” ku është e përfshirë njëra nga punëtorët e këtij Spitali.

Me datën 13.10.2014 Agjencia ka pranuar shkresën nga zyra e prokurimit te Spitalit e Përgjithshëm “Prime dr. Daut Mustafa” Prizren, me njoftimin ne tersi për procesin e tenderit për “Sigurimi fizik i Objekteve te Spitali i Përgjithshëm- Prime dr. Daut Mustafa” Prizren, si dhe për propozimin e ekspertit shqyrtues te OSHPS, ku ka propozuar që të bëjë anulimin e njoftimit për dhënie të kontratës dhe aktivitetin ta kthej ne ri tenderim nëse ka interes Autoriteti Kontraktues.

Pas komunikimeve që Agjencia ka pasur me Stafin e Spitali në fjalë me datën 17.10.2014 jemi njoftuar për hapat qe kanë ndërmarr si institucion dhe kemi pranuar Njoftimin për Anulimin e Dhënies se Kontratës për “Sigurimi fizik te Objekteve të Spitalit te Përgjithshëm – Prizren.

Duke u bazuar ne te gjitha ato qe u thanë më lartë Agjencia konsideron se pas ndërhyrjes së saj është parandaluar situata e mundshme e konfliktit te interesit.

Vendimin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Konflikti i Interesit Vendimet

Kthehu tek lajmet tjera