''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1155 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


18 August 2014

AKK do të monitorojë aktivitetet e prokurimit me shuma të mëdha në SHKSU

Prishtinë, 18 gusht 2014 - Drejtiori I Agjencisë kundër Korrupsionit ka pritur sot Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar z. Curr Gjocaj për të biseduar përkitazi me mundësit e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve për sa I përket pjesëmarrjes së vazhdueshme të Agjencisë në cilësinë e monitoruesit në proceset e aktiviteteve të prokurimit të SHKSU-së.

Gjatë takimit Drejtori I AKK-së z. Preteni e sigurojë z Gjocaj se Agjencia do të jetë e pranishme në të gjitha aktivitetet e prokurimit të SHKSU-së të cilat kanë implikime shumave të mëdha parash.

“ Neve si Agjenci na obligon edhe Ligji për Agjencinë që të marrim pjesë në aktivitete të prokurimit të institucioneve publike, dhe të japim opinione në lidhje me ecurinë e procesit të tyre. Në shumicën e rasteve Agjencia, përmes opinioneve u jep rekomandime institucioneve që ti ndërpresin aktivitetet e caktuara të prokurimit në momentin që Agjencia vëren se procesi dhe procedurat nuk kanë shkuar në përputhje me ligjet dhe aktet tjera normative në fuqi”, tha Preteni.

Edhe në këtë rast, shtoi ai ne do të jemi absolutisht në shërbim të kërkesave që na adresohen nga ana e QKUK-së me idenë e vendosjes së rregullit ligjor në aktivitetet e prokurimit që në fakt në këtë institucion kemi të bëjmë drejtë për së drejti me shëndetin e njeriut.

Nga ana e tij, z Gjocaj shprehu falënderimin e tij për gatishmërinë dhe dispozicionin e ofruar nga ana e Agjencisë për ndihmuar në përmirësimin dhe avancimin e proceseve dhe procedurave të aktiviteteve të prokurimit në institucionin që ai udhëheq. 

Kthehu tek lajmet tjera