''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1148 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 June 2014

Pretendimet e organizates politike "Çohu" jane te paverteta

Prishtinë, 13 qershor 2014 – Agjencia kundër Korrupsionit njofton publikun se është në fazën finale të përfundimit të procesimit të të dhënave të formularët të deklarimit të Pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe do të publikohen menjëherë posa të futen të gjitha të dhënat.

Agjencia kundërshton fuqishëm paragjykimet dhe sulmet e organizatës politike “Çohu” e cila përmes një komunikate pretendon se është bërë shkelje e afateve ligjore për publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë.

Por amendamentimi i Ligjit për Deklarimin Kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë Publik dhe deklarimin e Dhuratave i cili ka hyrë në fuqi në muajn prill 2014 ka obliguar Agjencinë me detyra shtesë për sa i përket procesit të deklarimit të pasurisë.

Agjencia ri-kujton se këtë vit me sukses ka përfunduar dy lloje të deklarimeve të pasurisë:- Deklarimi me marrjen e detyrës dhe Deklarimin pas largimit nga detyra. Që të dy këto aktivitete kanë përfunduar me kohë. Pasurit e tyre janë publikuar ndërsa ndaj atyre që nuk e kanë deklaruar Agjencia ka nisur procedurat konform ligjeve në fuqi. Edhe për sa i përket deklarimit të rregullt vjetor, ky proces ka përfunduar sipas afatit ligjor, ndërsa Agjencia e ka publikuar gjithë ecurin e këtij procesi me datën 8 prill 2014. 

Agjencia tashmë është bërë institucion i specializuar i kësaj fushe. Që nga vitit 2008 kur për herë të parë ka filluar procesi i deklarimit të pasurisë Agjencia ka punuar me përkushtimin më të madh që në këtë fushë të vendoset rregull. Çdo vit ka pasur rritje të përqindjes së deklarimeve ku mesatarja ndër vite është shembull për secilin vend në rajon. 

Agjencia është e bindur se të gjitha aktivitetet i ka kryer dhe është duke i kryer konform ligjit, ndërsa rikujton se mandati i saj nuk lidhet me as një zhvillim politik sikurse paragjykon organizata politike “Çohu”. 

Agjencia kundër Korrupsionit çdo herë ka demonstruar pavarësi dhe transparencën në punën e saj dhe në këtë formë të funksionimit do ta praktikojë në vazhdimësi. 

Kthehu tek lajmet tjera