''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1131 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 March 2014

Ka përfunduar afati ligjor i deklarimit të pasurisë me marrjen e detyrës apo pas largimit nga funksioni në pushtetin lokal

Prishtinë, 13 mars 2014 - Rreth 95% e zyrtarëve të lartë publik nga pushteti lokal e kanë deklaruar pasurinë e tyre pas marrjes së detyrës zyrtare, tek Agjencia kundër Korrupsionit komfor kornizës ligjore që e rregullon këtë fushë. 

Procesi i deklarimit të pasurisë me marrjen e detyrës apo pas largimit nga funksioni pati filluar menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Bazuar në legjislacionin në fuqi ata kanë qenë të obliguar ta bëjnë këtë gjë tek Agjencia brenda periudhës 30 dhiteshe. 

Bazuar në listat që Agjencia i ka pranuar nga pikat e saj të kontaktit nëpër komunat e Kosovës deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës kanë pasur për obligim ta paraqesin në Agjenci 726 zyrtarë të lartë publik të pushtetit lokal, ndërsa këtë gjë e kanë bërë 697 zyrtarë kurse 29 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë. Llogaritur në përqindje nga numri i përgjithshëm del se rreth 95% e zyrtarëve e kanë kryer këtë obligim ligjor. 

Përveç kësaj Ligji për Deklarimin e Pasurisë së zyrtarëve të lartë publik parasheh që zyrtarët e lartë publik duhet ta bëjnë deklarimin e pasurisë edhe pas largimit apo shkarkimit nga funksioni. Si rrjedhojë, 808 ish zyrtar të lartë publik kanë pasur për obligim që ta bëjnë një gjë të till dhe prej këtij numri të përgjithshëm 696 e kanë bërë deklarimin kurse 112 nuk e kanë kryer këtë obligim ligjor. Nga kjo del se pas Largimit nga Funksioni rreth 86% e ish zyrtarëve e kanë deklaruar pasurin e tyre ahstu siq parashihet në ligj.


Gjatë këtij procesi Agjencia nuk ka arritur të sigurojë listat e zyrtarëve të lartë publik prej disa komunave si: Parteshi, Leposaviqi, Zubin Potoku,Zveçani, dhe Mitrovica e Veriut, si rezultat i mos caktimit të zyrtarit të tyre si pik kontakti me Agjencinë. Ndërsa nga Komuna e Shtërpcës Agjencia ka pranuar një listë nga zyrtari kontaktues me të dhëna jo të plota. Nga kjo komunë në mënyrë vullnetare 16 zyrtar të saj e kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës por emrat e këtyre zyrtarëve nuk gjinden në listën e ofruar nga zyrtari kontaktues, dhe përkundër kërkesave të vazhdueshme të AKK-së adresuar zyrtarit kontaktues ende nuk është nuk është rregulluar kjo çështje.

Megjithëse komunat, Partesh, Leposaviq,, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovica e Veriut nuk kanë caktuar zyrtar kontaktues me Agjencië për ti përpiluar listat; - një numër i zyrtarëve të lartë të këtyre komunave në formë vullnetare e kanë bërë deklarimin e pasurisë. Psh nga Komuna e Parteshit deklarimin me marrjen e detyrës e kanë bërë 23 zyrtar, kurse pas largimit nga funksionit 20 zyrtar. Nga komuna e Leposaviqit, deklarimin me marrjen e detyrës e kanë bërë 2 zyrtar, nga Komuna e Zubin Potokut 3 zyrtar, nga komuna e Zveçanit 16 zyrtar, kurse nga Komuna e Mitrovicës së Veriut 10 zyrtar. 

Ndonëse komunat e lartë përmendura nga kanë ofruar listat e zyrtarëve të lartë publik që kanë për obligim deklarimin e pasurisë Agjencia do të sigurojë listat e tyre nga Komisioni Qendrorë Zgjedhor si dhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. 

Bazuar në Kodin Penal të republikës së Kosovës Agjencia do të paraqes kallëzime penale ndaj të gjithë zyrtarëve të lartë publik që nuk kanë deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor prej 30 ditësh pas marrjes së detyrës zyrtare ose pas largimit nga funksioni.


Shkarko listen e zyrtareve qe nuk e kane deklaruar pasurine

 

 

shkarko listen me emrat e zyrtarëve të lartë publik që nuk kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga Komunat e Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovica e Veriut

Kthehu tek lajmet tjera