''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1128 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 February 2014

AKK nënshkruan memorandum mirëkuptimi me KPKI nga Mali I zi

Podgoricë 27 shkurt 2013 – Agjencia kundër Korrupsionit ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Komisionin për Parandalimin e Konflikti të Interesit nga Mali I zi me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në mes këtyre dy institucioneve për zbatimin e standardeve ndërkombëtare ligjore dhe rregulloreve të brendshme të tyre.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandum dy udhëheqësit e këtyre institucioneve Slobodan Lekoviç drejtor I KPKI-së së Malit të zi dhe Hasan Preteni Drejtor I Agjencisë kundër Korrupsionit I Republikës së Kosovës u dakorduan se ky dokument do të shërbej pozitivisht në forcimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve.

“ Me Agjencinë kemi pasur bashkëpunim të mirë vite me radhë, ndërsa nënshkrimi I këtij memorandum të mirëkuptimit do e forcoj edhe më shumë bashkëpunimin tonë” tha Lekoviç.

Ndërsa drejtori I AKK-së z Preteni tha se këto dy institucione vazhdimisht kanë shkëmbyer përvojat e tyre njëra me tjetrën dhe se këmbimi I përvojave iu kanë shërbyer stafit të tyre jashtëzakonisht shumë në përmirësimin e fushës së Konfliktit të Interesit. 

“ Sot po e bëjmë një hap përtej bashkëpunimit që kemi pasur deri më tani, nën iden e forcimit të bashkëpunimit mes nesh. Shkëmbimi I përvojave tona I ka forcuar vazhdimisht dy institucionet në fushën e Parandalimit të Konfliktit të Interesit”. 

Ndryshe, ky memorandum parasheh bashkëpunimin përmes projekteve studimore, trajnimeve të përbashkëta, organizimin e punëtorive, seminareve dhe konferencave, edukimin e subjekteve të mundeshe për konfliktin e interesit dhe korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera