''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1121 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


07 February 2014

Agjencia kundër Korrupsionit i rekomandon komunës së Podujevës, anulimin e tenderit

Prishtinë, 07 Shkurt 2014. - Në Opinionin e lëshuar nga Agjencia kundër Korrupsionit, me numër të protokollit 01-516/14, të datës 07.02.2014, thuhet se Agjencia i kërkon autoritetit kontraktues, gjegjësisht Komunës së Podujevës, që t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për evidentimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Furnizim me derivate të naftës për Institucionet komunale” në mënyrë që të respektohen dispozitat ligjore të Ligjit për Prokurimin Publik (Ligji. Nr. 04-L/042).
Agjencia, ka gjetur se në dosjen e tenderit të përpiluar nga Komuna e Podujevës, në Seksionin II, tek Fleta e të dhënave të tenderit (FDT), pika 8.1 , pika 9.1 nënpika a) dhe nënpika b) nuk është e sqaruar mirë, ose bien ndesh me rregullat e prokurimit.
Po ashtu Agjencia konsideron se praktikat e tilla nuk duhet lejuar, dhe nuk duhet të përsëriten në të ardhmen, prandaj agjencia rekomandon anulimin e këtij aktiviteti.

Shkarko Opinionin e Agjencisë për komunën e Podujevës (si pdf file).

Kthehu tek lajmet tjera