''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1036 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


16 October 2012

Gjykata Komunale në Prishtinë dënojë kryeshefin e PTK-se

Prishtinë 16 tetor 2012 - Agjencia Kundër Korrupsionit mirëpriti aktvendimin e Gjykatës Komunale për kundërvajtje në Prishtinë pasi ka dënuar me 2000 euro gjobë drejtorin e PTK z Ejup Qerimi pasi e gjeti fajtorë për mos shmangien e konfliktit të interesit, përkundër shumë vërejtjeve të cilat ia kishte bërë Agjencia kundër Korrupsionit.

Që nga shkurti i këtij vitit kur z Qerimi është zgjedhur në funksionin e kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së është gjendur në pozitën e konfliktit të interesit, nga se i njëjti ushtronte edhe funksionin e Anëtarit të Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale.

Duke u mbështetur në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të interesit në ushtrimin e Funksionit Publik Agjencia pati marr vendim se ushtrimi i këtyre dy funksioneve ishte situate tipike e konfliktit të interesit. Edhe përkundër shumë përpjekjeve të AKK-së që ta bind z Qerimi për të iu shmangur situatës së tillë ai nuk pati shprehur gatishmërinë që ta respektoj ligjin dhe si rrjedhojë AKK e adresojë rastin në gjykatën Komunale në Prishtinë, si dhe i ka bërë kërkesë anëtarëve të Bordit të PTK-së që të marrin masat e nevojshme drejtë shkarkimit të tij.

Shkarko aktvendimin si pdf

Kthehu tek lajmet tjera