Afrim Maxhuni Drejtor i departamentit të Prokurimit dhe Kontratave në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe Adem Sallauka Drejtor i programit në Universitetin e Prizreni i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të Agjencisë për shmangien nga konflikti i interesit.
Rasti i parë kishte të bënte me një biznes privat të z Maxhuni, dhe që sipas ligjit për konflikti e interesit ai konsiderohej si konflikt i mundshëm i interesit.
Mirëpo pasi z Maxhuni ishte në Agjenci dhe mori shpjegimet e duhura për mos pajtueshmërinë në mes pozicionit publik dhe menaxherit të biznesit privat, ai ka vepruar komfor ligjit në fuqi duke e mbyllur kështu tërsishtë biznesin e tij. Këtë e ka dëshmuar edhe me dokumentin e ofruar nga ARBK-ja ku dëshmohet se biznesi i tij “N.T.SH AA-HD është shuar.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me z Sallauka i Agjencisë i ka ofruar dokumentin e shuarjes vullnetare të biznesit të tij.