''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1024 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


05 July 2012

Për mos deklarim të pasurisë gjobiten tetë zyrtar publik

Prishtinë, 5 korrik 2012 - Gjykata për kundërvajtje në Prishtinë i ka shqiptuar dënimet e para për zyrtarët e lartë publik të cilët sivjet nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre në afatin ligjorë tek Agjencia kundër Korrupsionit, për çka i obligon Ligji për Deklarimin e pasurisë.

Gjykata në fjalë u ka shqiptuar dënimet këtyre zyrtarëve 
Fatos Berisha, Drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës me 500 euro (shkarko vendimin)
Sejdi Rexhepi, Anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës me 500 euro (shkarko vendimin
Mimoza Ahmetaj, Këshilltare në zyrën e kryeministrit me 200 euro (shkarko vendimin
Rafet Rama, Këshilltar në Ministrin e Punëve të Brendshme me 300 euro (shkarko vendimin)



Driart Elshani, Drejtor i Departamentit për Qeverisje Elektronike/Ministria e Administratës Publike me 500 euro Shkarko aktvendimin

Izedin Bytyqi, Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa/Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me 2300 euro Shkarko vendimin

Sreten Ivanovic, Deputet në Kuvendin e republikës së Kosovës me 800 euro shkarko aktvendimin

Shpresa Hyseni, Gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë me 100 euro shkarko vendimin

Ligji për deklarimin dhe Kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave të zyrtarëve të lartë publike parasheh vepër kundërvajtëse mos deklarimin e pasurisë në baza vjetore nga ana e zyrtarëve të lartë publik sikurse që sanksionin edhe mos respektimin e afatit ligjor për deklarim të pasurisë.

Kthehu tek lajmet tjera