''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

432 - Aktivtetet_vetedijesuese_single | AKK

Vetëdijësimi kundër Korrupsionit

25 October 2007

Fushata e informimit publik


Fushata e shtatorit 2007 është fushata e dytë për informim mbi punën e Agjensionit Kosovar kundër Korrupsionit. Fushata është në vazhdën e fushatës së parë të organizuar në dhjetor të vitit 2006 dhe u mbajt nga data 3 deri më 22 shtator 2007. Si dhe fushata e parë, edhe kjo fushatë organizohet me mbështetjen e Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Zyrës së Programit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe në bashkëpunim me Agjensionin Kosovar kundër Korrupsionit.

Fushata konsiston në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi punën e Agjensionit Kosovar kundër Korrupsionit si dhe synimin e shtimin të pjesëmarrjes së publikut me anë të një procesi aktiv përfshirjeje në zbulimin, parandalimin dhe luftimin e fenomenit të korrupsionit. Për të arritur një sukses real në luftën kundër korrupsionit duhet rritur vetëdija e publikut dhe duhet perfshire si partner i përhershëm në fushatat dhe iniciativat e ndryshme anti-korrupsion. Përballimi me sukses i korrupsionit mund të ketë rezultate dhe te jetë efektiv vetëm kur ka mbështetjen e plotë të publikut.

Aktivitetet e kësaj fushate konsistojnë ne transmetimin e spotit televiziv të fushatës gjate tre javëve (tre herë në ditë) në mediat elektronike kosovare; shpërndarjen e fletushkave të fushatës në pikat kufitare, në çdo derë dhe shtëpi në Kosove, përmes shtypit të ditës dhe përmes stendave lëvizëse të cilat do te jenë funksionale në territorin e Kosovës gjate diteve te fushates. Pjese përbërëse e kësaj fushate do të jetë dhe shpërblimi i gazetarisë për transparencë dhe anti-korrupsion 2007, i cili përmban çmimin për storjen më të mirë televizive, radio storja më e mirë, storja më e mirë e publikuar në gazeta dhe revista, si dhe storja më e mirë në agjencitë e lajmeve/internet. Implementues i këtij aktiviteti eshte Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës.