“Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, ne shënojmë rolin e çmuar që luajnë gazetarët duke luftuar dezinformimin në Kosovë dhe në mbarë botën për një shoqëri të lirë dhe demokratike. Informimi cilësor, i qartë dhe i vërtetë është thelbësor për një shoqëri demokratike të bazuar në vlerat e lirisë, drejtësisë, ndershmërisë, respektit dhe dinjitetit” ka thënë Drejtori i APK-së Yll Buleshkaj.
Agjencia beson në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të sinqertë me mediat, për të realizuar mandatin saj ligjor në parandalimin e korrupsionit.
Në vitin e kaluar, Agjencia ka rritur numrin e aktiviteteve të komunikimit publik në krahasim me vitet e mëparshme si dhe ka dyfishuar përgjigjet në kërkesat e mediave dhe OJQ-ve, pa diskriminim e asnjërës nga to. Gjatë vitit 2022, Agjencia pranoj dhe u përgjigj në më shumë se 170 pyetje, si dhe inicioj mbi 30 raste sipas raportimit nga mediat.
‘’Agjencia falënderon të gjithë gazetarët që mbesin linja e parë e mbrojtjes së demokracisë dhe gur themeli i çdo shoqërie të lirë dhe të drejtë’’ ka thënë Drejtori Buleshkaj.