''OVA STRANICA JE ARHIVOVANA I VIŠE SE NE AŽURIRA. NOVI ZVANIČNI SAJT AGENCIJE ZA SPREČAVANJE KORUPCIJE JE www.apk-rks.net.
KLIKNITE OVDE DA POSETITE NOVU STRANICU.

54791 - Lajmi_i_plote | AKK

Vijesti

Vijesti


22 April 2022

22 prill 2022, Prishtinë

Drejtori I Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK),  Yll Buleshkaj,  priti sot në takim studentët e Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi(IKD), të kryesuar nga Yll Zekaj, Këshilltar ligjor në IKD,   para të cilëve prezantoi prioritet e AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit,

Në takimin me studentët, Drejtori i AKK-së Yll Buleshkaj, informoi studentët lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik dhe veprimet e AKK-së deri në përfundimit e verifikimit të informatave dhe bërjen publike të regjistrave të deklarimit vjetor të  pasurisë.

Studentët e Klinikës Ligjore të  Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), u interesuan lidhur me funksionin e AKK-së në raport procesin e hetimeve administrative nga AKK  dhe parandalimin e konfliktit të interesit, ndërsa, Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj,  tha se  AKK po bënë përpjekje të vazhdueshme që t’i forcoj kapacitetet e institucioneve publike, në kuptimin parandalues dhe edukues në ngritjen e  llogaridhënies së zyrtarëve të lartë publik,  që gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe rolit të tyre vendimmarrës,  t’i shmangen konflikti të interesit.  

 Në lidhje me interesimet e studentëve për transparencën dhe llogaridhënien e AKKsë, Drejtori Yll Buleshkaj theksoi se objektiva kryesore gjatë  realizmit të mandatit të AKK-së,  do të jetë përmirsimi i vazhdueshëm i komunikimit publik dhe forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së AKK-së, duke bashkëpunuar me mediat dhe organizata Jo Qeveritare.

Vrati se na ostale vesti