Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

15 Tetor 2018

Drejtori Havolli pret në takim Ambasadorin e Italisë dhe shefin e Misionit të OSBE-së

Prishtinë, 15 tetor 2018 Në kuadër të takimeve të rregullta me partnerët dhe mbështetësit e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Drejtori i Agjencisë z. Shaip Havolli priti në takim Ambasadorin e Italisë, Sh.T. z. Piero Cristoforo Sardi, dhe Ambasadorin Sh.T. z. Jan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në përpjekjet për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Në të njëjtën kohë u bënë koordinimet e fundit për trajnimin që do të mbahet në Kosovë, organizuar nga bashkëpunimi i Ambasadës së Italisë dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Trajnimi kundër korrupsionit për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë” ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të personelit të institucioneve të Kosovës përgjegjëse në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në lidhje me teknikat moderne kundër korrupsion në mënyrë që të luftohet korrupsioni në mënyrë sa më efektive. Ekspertë të këtij trajnimi janë Ekspertë të lartë të Guardia di Financa dhe Prokurorë me përvojë të Italisë.

z. Havolli po ashtu njoftoi ambasadorët Sardi dhe Braathu për aktivitetet e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe për prioritetet në ndërtimin të një mekanizmi efikas në luftimin e korrupsionit si dhe për hapësirat e bashkëpunimit në fuqizimin e këtij mekanizmi.

Ambasadorët Sardi dhe Braathu kanë përgëzuar z. Havolli dhe punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe kanë garantuar mbështetjen e vazhdueshme që do të ketë Agjencia kundër Korrupsionit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.