Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

110 - Publikimet | AKK

Publikimet

Statistika


Statistikat e prezantuara në këtë seksion, të dhëna në formë grafikësh apo tabelash me numra do të paraqesin në mënyrë të përditësuar disa nga aktivitetet e kryera nga divizione të ndryshme të Agjensionit Kosovar kundër Korrupsionit si dhe do të japin një analizë të trendeve të paraqitura në to.

Deklarimi i pasurisë

Të dhënat lidhur me plotësimin e formularëve të deklarimit të pasurisë deri në 2 prisll 2007

Institucionet Numri i zyrtarëve të lartë të obliguar për deklarimin e pasurisë Numri i zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor Përqindja e deklarimit (%)
Kuvendi 123 51 41.4
Presidenca 4 2 50
Qeveria 202 120 59.4
Gjykatat 316 255 80.6
Prokuroria 87 63 72.4
TOTALI 732 491 67.07

Plotësimi i formularëve sipas institucioneve

Institucionet Numri i zyrtarëve të lartë të obliguar për deklarimin e pasurisë Pozitat e paplotësuara[1] Numri i zyrtarëve të lartë që kanë deklaruar pasurinë Numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë Përqindja e deklarimit (%)
Kuvendi 123 1 111 11 90.9
Presidenca 4   4 0 100
Qeveria 202 4 184 14 92.9
Gjykatat 316   302 14 95.5
Prokuroria 87   86 1 98.8
TOTALI 732 5 687 40 94.4

Pozitat në fjalë janë lajmëruar si të paplotësuara ende me zyrtar të lartë publik apo janë në proçes të plotësimit

  • Konflikti i interesave
  • Mënyra e plotësimit korrekt të formulareve
  • Hetimet administrative

Të dhënat e meposhtme paraqesin rastet e paraqitura në Agjensionin Kosovar kundër Korrupsionit në lidhje me dyshimin për veprime korruptive si dhe hetimin dhe proçedimin e tyre te prokuroritë publike kompetente dhe organet e tjera policore. Më poshtë në mënyrë tabelare janë dhënë të dhënat statistikore në lidhje me rastet e dyshuara për korrupsion për periudhën 1 janar – 10 tetor 2007.

Në përputhje më legjislacionin në fuqi, përkatësisht Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës, natyra e rasteve sipas veprave penale është si në vazhdim:

  • Shpërdorim i detyrës zyrtare - janë proçedurat tek organet kompetente 10 raste.
  • Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare - janë proçeduar 8 raste.
  • Marrja e Ryshfetit - janë proçeduar 9 raste të dyshuara.
  • Ushtrim i Ndikimit -janë proçeduar 4 raste të dyshuara për veprime korruptive.
  • Nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore - janë proçeduar 5 raste.
  • Arkëtim dhe pagesa e paligjshme - janë proçeduar 2 raste të dyshuara.
  • Falsifikim i Dokumentacionit zyrtar - është proçeduar 2 rast i dyshuar.

Denoncimet përmes linjës pa pagesë

Në muajt e fundit te vitit 2006, drejt linjës pa pagesë të AKK-së, janë drejtuar gjithsej 83 telefonata dhe vetëm disa prej tyre kane pasur raste konkrete për të paraqitur.

Gjatë muajve të parë të vitit 2007, deri para se të fillonte fushata e informimit publik mbi punën e Agjensionit që u krye gjatë muajit shtator, ka pasur gjithsej 97 thirrje te realizuara.

Vetëm gjatë periudhës se fushatës (3-22 shtator 2007) ne linjën pa pagesë janë realizuar rreth 160 thirrje të cilat kanë paraqitur 31 raste të dyshuara për të cilat kanë nisur hetimet.

Deri tanimë, Agjensioni i ka paraqitur Prokurorisë Publike të Kosoves, 111 raste për hetime të mëtejshme penale.