Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

998 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


29 February 2012

Fillon procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarve të lartë

Prishtinë, 1 mars 2012, Agjencia kundër Korrupsionit njofton publikisht të gjithë zyrtarët e lartë publik të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek AKK-ja, se afati ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë fillon nesër më 1 mars ndërsa procesi përfundon më 31 mars 2012.

Siç dihet, Ligji nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtar, obligon të gjithë zyrtarët e lartë publik që të deklarojnë gjendjen e pasurisë së tyre në Agjencinë kundër Korrupsionit. Ndërkaq zyrtarët e lartë publik të cilët për herë të parë janë të përfshirë në listën e zyrtarëve të lartë publik në pajtim me Ligjin Nr.04/L-050, deklarimin e pasurisë duhet ta bëjnë brenda afatit të lartë përmendur.

Për shkak të ndryshimit të ligjit këtë vit numri i zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë e tyre është 3659 ndryshe nga viti i kaluar që numri ka qenë 1830. 

AKK inkurajon zyrtarët e lartë publik që ta respektojnë afatin ligjor për deklarimin e pasurisë së tyre, në mënyrë që të mund të shmanget inicimi i procedurave gjyqësore. Mos respektimi i afatit ligjor për deklarimin e pasurisë, Agjencia kundër Korrupsionit obligohet që ndaj tyre të inicioj proceduarat kundërvajtëse në Gjykatat kompetente. Për më tej, AKK është e detyruar që edhe t'i publikoj emrat e tyre. 

Agjencia kundër Korrupsionit është e hapur të bashkëpunoj me të gjithë zyrtarët kontaktues të të gjitha institucioneve në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses.

Kthehu tek lajmet tjera