Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

996 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


03 February 2012

AKK mirëpret vendimin e qeverisë për shkarkimin e dy zyrtarëve

Prishtinë 3 shkurt 2012 - Agjencia kundër korrupsionit mirëpriti vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkarkimin nga detyra të dy zyrtarëve të lartë publik apo më konkretishtë, të z. Elez Hajdari, anëtar i bordit të drejtorëve të ndërmarrjes Publike “Hidrodrini” në Pejë dhe Smajl Jonuzaj anëtar i bordit të drejtorëve në Korporatën Energjitike të Kosovës KEK, për shkak të gjendëjes së konfliktit të interesit dhe mos gatishmërisë së tyre që ti shmangen atij.

Ky vendim i Qeveris erdhi pasi që AKK-ja kishte bërë kërkesë për shkarkimin e tyre, në ndërkohë që dy zyrtarët e lartë në as një mënyrë nuk i janë bindur kërkesave të Agjencisë që të shmangen nga konflikti i interesit. 

Në qershor të vitit të kaluar AKK pati kërkuar zyrtarisht nga z Elez Hajdari që përderisa ai ushtron postin - “Anëtar i Bordit të Drejtorëve” në “KUR-Hidrodrini” Pejë, ai nuk mund të jetë edhe në pozitën : “Përgjegjës i Sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimet”, në njësinë operative në Istog, në mënyrë që të mos shkaktoj situatë konflikt interesi që krijonte papajtueshmëri mes këtyre dy funksioneve.

Pas disa përpjekjeve që janë bërë në drejtim që të bindet z. Hajdari të heq dorë nga konflikti I interesit AKK brenda afateve ligjore, nuk ka marr përgjigje kthyese nga Zyrtari që do të argumentonte shmangien e konfliktit të interesit. Ndërkohë që ne kemi marr një shkresë nga z.Hajdaraj (7.06.2011) në të cilën ai pretendon se nuk gjendet në situatë të konflikti të interesit. 

Edhe në rastin tjetër ndaj z. Smajl Jonuzaj AKK I ka kërkuar atij që përderisa ai ushtron postin - “Anëtar i Bordit të Drejtorëve” në “KEK” , ai nuk mund të jetë edhe në pozitën e personit të autorizuar të bizneseve private, “Kabe Group” sh.p.k. dhe N.P.”Comel”, në mënyrë që të mos shkaktoj situatë konflikt interesi që krijon papajtueshmëri mes këtyre funksioneve.

Pas shkresës së AKK adresuar z. Jonuzi, AKK brenda afateve ligjore, ka marr përgjigje kthyese nga Zyrtari që argumentonte shmangien e konfliktit të interesit por, vetëm për biznesin “NP.Comel” në të cilin zyrtari Jonuzi kishte emëruar një person tjetër për Person të Autorizuar. Ndërkohë që për biznesin “Kabe Grup“ sh.p.k. nuk është bërë asnjë ndryshim në shmangien e konfliktit të interesit as sot e kësaj dite.

Ai vazhdoj të jetë në këto dy funksione, Anëtar i Bordit të KEK-ut në njërën anë – funksion publik, dhe Person i Autorizuar i biznesit privat “Kabe Group” Sh.p.k. në anën tjetër, që sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik,(Nr.04/L-051), konsiderohet i papajtueshëm dhe paraqet konflikt interesi.

Andaj AKK pati kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të merr masa për shkarkimin e tyre nga pozitat publike që ata mbanin. 

Kthehu tek lajmet tjera