''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

995 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


31 January 2012

Tre zyrtarë të lartë i shmangen konfliktit të interesit

PRISHTINË 31 Janar 2012 - Agjencia kundër Korrupsioni ka mbyllur hetimet ndaj Besnik Berisha Drejtor I Departamentit për Prodhimin e Dokumentacionit në MPB, Faik Fazliu Këshilltar në zyrën e Kryeministrit dhe Shefqet Ukaj Nënkryetar i Komunës së Pejës, pasi që të tre këta zyrtar të lartë publik i janë shmangur gjendjes së konfliktit të interesit në të cilin janë ndodhur. 

AKK pati filluar procedurën e trajtimit të situatës së konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit publik ndaj z.Besnik Berisha, Drejtorë i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme krahas funksionit te tij në biznes privatë, ku ka qenë pronarë dhe person i autorizuar në dy biznese “N.SH.Festina dhe “N.SH.Festina” dhe që ka paraqitur Konflikt të mundshëm të Interesit Pas zhvillimit të procedurës, zyrtari i lartë ka sjellë dëshmitë se ka bërë ndryshimet e kërkuara në biznes dhe ka vepruar sipas procedurave. Andaj AKK z. Berisha ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në të cilën ndodhej.


Në rastin tjetër për z.Faik Fazliu, Këshilltar Politik në zyrën e Kryeministrit Agjencia ka konstatuar se ai gjendet në konflikt interesi pasi që ai ka qenë zyrtar i lartë publik, dhe njëkohësisht ka qenë pronarë dhe person i autorizuar në një biznes privatë “FENIKS GROUP” SH.P.K. Sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik Nr.04/L-051, ka paraqitur konflikt të interesit. 
Agjencia kundër Korrupsionit më shkresën njoftuese ka kërkuar nga zyrtari z.Faik Fazliu që ta shmangë konfliktin e mundshëm të interesit. Pas zhvillimit të procedurave z. Fazliu ka sjell dokumentacionin që dëshmon se ka bërë ndryshimet në biznese ashtu siç e kërkon ligji.
Edhe në rastin e z Shefqet Ukaj Nënkryetar i Komunës së Pejës, janë zhvilluar të gjitha procedurat, dhe është trajtuar si lëndë që ka pas elemente të konfliktit të mundshëm të interesit pasi qe gjatë ushtrimit të funksionit publik, z. Ukaj në të njëjtën kohë ka qenë edhe pronarë edhe person i autorizuar në ambulancën private ”Dr.Shefqeti” në Pejë, për të cilën gjë ka paraqitur konflikt të interesit.


Gjatë procedurave z.Shefqet Ukaj i është kërkuar që të shmangë ketë gjendje, pasi që paraqet konflikt të interesit dhe sipas procedurave ligjore z.Ukaj ka bashkëpunuar me Agjencinë dhe ka sjell ë dokumentacionin që dëshmon se ka bërë ndryshimet e kërkuar nga Agjencia dhe është konstatuar se zyrtari i lartë publikë ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në të cilën ndodhej.


Bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të interesit Agjencia kundër Korrupsionit është e obliguar që ti bëjë publike të gjitha vendimet që ajo i merr për sa i përket rasteve që gjenden në konflikt interesi, rasteve që i shmangen konfliktit të interesit si dhe rasteve kur zyrtarët nuk i shmangen konfliktit të interesit dhe që ato AKK është e obliguar ti adresojë tek prokurorit për kundërvajtjeje 
Në vazhdim në formën PDF janë vendimet e Agjencisë për këta tre zyrtar publik.

Vendimi për Besnik Berisha Drejtor I Departamentit për Prodhimin e Dokumentacionit në MPB
Shkarko dokumentin si pdf


Vendimi për z.Faik Fazliu Këshilltar në zyrën e Kryeministrit 
Shkarko dokumentin si pdf


Vendimi për z. Shefqet Ukaj Nënkryetar i Komunës së Pejës
Shkarko dokumentin si pdf

Kthehu tek lajmet tjera