''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

980 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


23 September 2011

Z. Preteni i besohet mandati i dytë në krye të AKK-së

Prishtinë, 23 shtator 2011 - Kuvendi I Republikës së Kosovës me shimcë votash ka ri-zgjedhur të premtën për drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit, z Hasan Preteni.

Përmes një procesi me votim të fsheht z Preteni mori 54 vota ose 65% të votave të vlefëshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës përderisa kundër kandidati I tij mori vetëm 30 vota ose 35% të vlefëshme, ndërsa 10 vota ishin të pavlefëshme.

Në korrik të këtij vitit z Preteni I përfundojë mandate pesë vjeqar në krye të Agjencisë. Kuvendi I Kosovës pati hapur konkursin për këtë pozitë për të cilën aplikuan nëntë kandidat. Komisioni për Legjislacion I Kuvendit të Kosovës I cili ka patur përgjegjësin që ta mbikqyrë procesin e zgjedhjes së drejtorit të AKK-së pati intervistuar të gjithë kandidatët që kanë aplikuar. Sipas Ligjit për Agjencinë Kundër korrupsionit ky komision ka obligim që të selektojë dy kandidatë emrat e të cilëve votohen drejtë për së drejti në Kuvend nga deputetët.

Siq dihet z Preteni e ka udhëhequr Agjencinë kundër Korrupsionit plotë pesë vite. Gjatë mandatit të parë të tij ai arriti që ta ngrisë Agjencinë në njërin nga insitucionet më kredibile në Kosovë. Organizata KDI në një studim të vetin që u publikua në fund të korrikut të këtij vitit AKK-në e pati nxjerrur si insitucionin me integritetin më të lartë dhe raportin vjetor të punës së saj si më të mirin.

Në mandatin e dytë z Preteni pritet të sfidohet me objektiva të reja të zhvillimit të AKK-së

Kthehu tek lajmet tjera