Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

960 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 January 2011

Agjencia kundër Korrupsionit merr pjesë në Konferencën rajonale në Tiranë, me temën: “Masat në Parandalimin e Konfliktit të interesit”;

Organizuar nga Iniciativa rajonale kundër korrupsionit (RAI) dhe të mikpritësit, ILDKP nga Shqipëria, në ambientet e Hotel Tirana International, prej 20-21 janar 2011 është mbajtur Konferenca Rajonale me temën: “Masat në Parandalimin e Konfliktit të interesit”.

Në mesin e pjesëmarrësve nga institucionet përkatëse të shteteve si Kroacia, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Rumania, Moldavia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Katalonia (Spanjë), Shqipëria, ishin edhe përfaqësuesit e Agjencionit kundër korrupsionit nga Kosovë.

Konferencën e ka hapur Kryeinspektori i ILKDP-se Adriatik Llalla, dhe përfaqësuesit te RAI, Edmond Dunga. Prezent dhe anëtare e panelit ka qenë edhe zonja Sonila Kadare, udhëheqëse e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencioneve të pavarura në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë konferencë është bërë prezantimi i të gjitha institucioneve një nga një nga te gjitha vendet pjesëmarrëse në konferencë. Poashtu edhe zyrtarët e AKK-së kanë bërë prezantim për punën e AKK-së nga zyrtarët e Agjencisë kundër Korrupsionit Kosovë.

Kthehu tek lajmet tjera