Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

956 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


16 December 2010

Kosova po ndërton një bazë të fortë kundër korrupsionit

PRISHTINË, 16 DHJETOR 2010 - Drejtori I Agjencisë kundër Korrupsionit Hasan Preteni është shprehur optimistë në rezultatet e luftës kundër korrupsionit, pasi që Kosova është duke ndërtuar një bazë të fortë të legjislacionit dhe dokumenteve strategjikë kundër kësaj dukurie.


“ Unë jam optimistë në rezultatet tona në luftën kundër korrupsionit. Këtë optimizëm e mbështes në atë se Kosova është duke u formuar një bazë e fortë të legjislacionit dhe dokumenteve përcjellëse që e forcojnë luftën kundër korrupsionit dhe në këtë drejtim do të kemi suksese të dukshëm” tha z Preteni.


Ai I bëri këto komente të ënjtën (16 dhjetor 2010) në Prishtinë në tryezën “E ardhmja varet nga ju” organizuar nga SACIK projekt që financohet nga Komisioni Evropian dhe që ka qëllim mbështetjen e institucioneve kosovare që kanë mision luftën kundër korrupsionit.


Për më tej duke folur përkitazi me procesin e nxjerrjes së strategjisë dhe planit të veprimit anti-korrupsion Preteni tha se ka qenë një proces shumë I vështirë duke pasur parasysh zvarritjen e miratimit nga ana e Kuvendit.


“Mendojë se në këtë drejtim politika pati dështuar të gjejë një gjuhë të përbashkët në nxjerrjen e këtyre dokumenteve të rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit. Kjo për fakti se Kuvendi dështojë që ta miratojë atë në kohën e paraparë dhe u deshtë edhe një periudhë disa mujore për tu rikthyer sërish në Kuvend për tu miratuar”, tha ai.


Agjencia kundër Korrupsionit është institucion që bënë monitorimin e zbatimit të Planit të veprimit kundër korrupsionit. Zyrtarët e këtij institucioni bëjnë mbledhjen e e të dhënave përkitazi me zbatimin nga ana e institucioneve publike të këtij dokumenti, dhe ato në formë raport i dërgojnë në Kuvendin e Kosovës.


Duke folur për procesin e monitorimit të zbatimit të këtij plani Pretnei tha – “ detyrat që I kemi përkitazi me planin e veprimit janë të përcaktuara që të kryhen deri në fund të vitit 2011. Shpresojmë shumë që plani I veprimit do të realizohet sipas afatit të paraparë pra deri në fund të vitit 2011 dhe pas kësaj do të nxjerrët një dokument tjetër strategjikë me një afat më të gjatë kohorë prej pesë vitesh”.


Panelistja tjetër e kësaj tryeze Drita Hajdari Koordinatore për anti-korrupsion e Zyrës së Prokurorisë së Shtetit, tha se në të gjitha prokurorit të qarqeve apo komunale janë caktuar prokurorë të veçantë që do të merren eskluzivishtë vetëm me rastet e korrupsionit.


Zonja Hajdari e cila këtë detyrë e ka marr para dy muajsh ka shprehur vullnetin e saj dhe të Prokurorisë së shtetit për ta luftuar korrupsionin por siç tha ajo në hapat e parë ka vështirësi të mëdha.


Në këtë tryezë kanë folur edhe Shaip Havolli nga drejtoria për krime Ekonomike dhe anti korrupsion e Policisë së Kosovës dhe Trendelina Dreshaj nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrisë.


Të gjithë folësit than se ka filluar një koordinim shumë më I mirë në mes mekanizmave anti korrupsion si AKK, Prokuroria e shtetit dhe Policia e Kosovës në mënyrë që Kosova së shpejti të ketë rezultatet e dëshiruara kundër dukurisë së Korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera