Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

948 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


01 October 2010

Takimi i institucioneve për planin e veprimit kundër Korrupsionit

Agjencia kundër Korrupsionit në pajtim më nenin 17 paragrafin 2 të Ligjit nr. 03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit në bashkëpunim më Projektin e Komisionit Evropian për mbështetjen e Institucioneve kundër Korrupsionit SACIK i ka organizuar takimet më pikat e kontaktit të Institucioneve dhe subjekteve tjera të përfshira në finalizimin e rishikimit të Planit të Veprimit kundër Korrupsionit, qëllimi i këtyre takimeve ka qenë finalizimi i rishikimit të Planit të Veprimit kundër Korrupsionit 2009-2011.

Gjatë këtyre takimeve janë diskutuar ndryshimet e objektivave dhe veprimeve të cilat kanë qenë pjesë e Planit aktual të Veprimit kundër Korrupsionit 2009-2011.

Po ashtu janë diskutuar edhe objektivat dhe veprimet e reja të cilat janë paraparë që të përfshihen në Planin e rishikuar të veprimit kundër Korrupsionit, vlen të theksohet se gjatë këtyre takimeve janë harmonizuar qëndrimet si dhe është arritur pajtueshmëri për finalizimin e Planit të rishikuar të Veprimit kundër Korrupsionit 2009-2011.

Takime janë mbajtur më 27 dhe 28 Shtator 2010 në lokalet e Agjencisë kundër Korrupsionit

Në këto takime kanë qenë ftuar të marrin pjesë 43 Institucione dhe subjekte, ndërsa kanë marrë pjesë 25 prej tyre të listuara si në vijim:

  1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
  2. Zyra e Kryeministrit
  3. Ministria e Administratës Publike
  4. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
  5. Ministria e Energjisë dhe Minierave
  6. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
  7. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
  8. Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit
  9. Ministria e Drejtësisë
  10. Ministria për Komunitete dhe Kthim
  11. Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit
  12. Administrata Tatimore e Kosovës
  13. Gjykata Supreme
  14. Prokuroria e Shtetit
  15. Zyra e Avokatit të Popullit
  16. Policia e Kosovës
  17. Inspektorati Policor
  18. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm
  19. Banka Qendrore e Kosovës
  20. Korporata Energjetike e Kosovës
  21. Dogana e Kosovës
  22. Asociacioni i Komunave
  23. Instituti Demokratik i Kosovës
  24. Lëvizja FOL
  25. Agjencia kundër Korrupsionit

Kthehu tek lajmet tjera