Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

941 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


04 June 2010

Agjencia kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e Shtetit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

1.Prokuroria e Shtetit dhe Agjencia Kundër Korrupsionit krijojnë raporte të partneritetit dhe bashkëpunimit në luftimin e korrupsionit përmes: 
1. Shkëmbimit të informacioneve lidhur me korrupsionin;
2. Bashkëpunimit në hetimin e rasteve që rezultojnë me veprime kriminale të korrupsionit;
3. Ndihmën dhe asistencën teknike të ndërsjellë në proceset hetimore;
4. Ofrimin e këshillave të ndërsjella në zgjidhjen e problemeve të ndryshme që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit.

2.Agjencia Kundër Korrupsionit do të këtë të drejt të dërgojë kallëzime penale për vepra penale me natyrë korruptive në Prokurorinë e Shtetit dhe do të ofroj ndihmën e saj në hetimin e këtyre veprave.

3.Në rastet kur Agjencia parashtron kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit, kallëzimet penale do të dërgohen te prokuroritë kompetente për qëllime hetimore dhe për të njëjtat Agjencia kundër Korrupsionit do të informohet përmes Drejtorit të saj dhe me kërkese të tij/saj në lidhje me trajtimin e kallëzimeve penale të dërguara nga Agjencia Kundër Korrupsionit përmes informatave kthyese të cilat duhet të përmbajnë numrin e referencës të Agjencisë.

4.Prokuroria e Shtetit në çdo kohë mund të kontaktoj me Agjencinë kundër Korrupsionit dhe të kërkojë ndihmën e saj në trajtimin e kallëzimeve penale të dërguara nga Agjencia.

5.Prokuroria e Shtetit dhe Agjencia kundër Korrupsionit do të bashkëpunojnë ngushtë gjatë hetimit të rasteve të dyshuara për korrupsion të cilat i dërgon Agjencia në Prokurori, duke përfshirë këtu edhe dhënien e autorizimeve nga Prokuroria për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara hetimore nga Agjencia për Prokurorinë.

6.Agjencia Kundër Korrupsionit, çdo herë kur ta sheh të nevojshme, mund të kërkoj ndihmën e Prokurorisë në sigurimin e dokumentacionit të kërkuar nga institucionet, në rastet kur këto të fundit refuzojnë që ta dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar nga Agjencia, sidomos kur kjo ka të bëjë me sigurimin e dokumentacionit financiar nga ana e bankave për personat fizik dhe juridik që janë objekt i hetimit.

7.Palët nënshkruese të kësaj Marrëveshje pajtohen që të zgjerojnë fushën e bashkëpunimit në luftimin e korrupsionit edhe përmes formave të tjera si:

1. Trajnimet e përbashkëta;

2. Pjesëmarrja në seminare të përbashkëta;

8.Palët nënshkruese pajtohen të bashkëpunojnë plotësisht në realizimin e pikave që dalin nga neni 5 i Ligjit nr. 03-L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe kapitulli XXIX i Kodit Penal të Kosovës, nga secila palë nënshkruese e kësaj marrëveshje që iu takon konform akteve ligjore të cekura më lart.

9.Parimet e ruajtjes së konfidencialitetit të informatave dhe dokumenteve të kësaj natyre, do të zbatohet me përpikëri në mes të palëve nënshkruese. Ky obligim shtrihet në parandalimin e pengimit të çfarëdo forme të veprimit që mund të shkaktojë konflikt të kompetencave në mes të palëve nënshkruese, më përjashtim të rasteve kur kjo është e nevojshme për përmbushjen e mandatit të Prokurorisë.

10.Bashkëpunimi do të realizohet në mes të zyrtarëve përkatës kontaktues si dhe në pajtueshmëri të plotë me zotimet që dalin nga kjo Marrëveshje.

11.Asnjë nga veprimet e cekura më lart, që adresojnë format e bashkëpunimit ndër-institucional nuk guxojnë të përdoren për qëllime tjera, nuk mund të publikohen për shkak se një gjë e tillë do të dëmtonte procesin e hetimeve.

12.Kjo Marrëveshje shfuqizohet:
1. Me paralajmërim nga njëra palë në afat prej 30 ditësh
2. Automatikisht nëse shkelen dispozitat e Marrëveshjes.

13.Rishikimi i bashkëpunimit dhe raportimi i të arriturave do të bëhet në çdo fund-vit kalendarik përmes takimit të rregullt që do të mbahet në mes të menaxhmentit përkatës të institucioneve nënshkruese të kësaj marrëveshje. 
14.Kjo Marrëveshje e Bashkëpunimit hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit të saj nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit.

  •  

Kthehu tek lajmet tjera