''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

936 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


28 May 2010

Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Policia e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi

  • Në Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë së Kosovës u bë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Agjencisë kundër korrupsionit. dhe Policisë së Kosovës.Sipas këtij memorandumi palët do t'i ofrojnë njëra tjetrës informata për çështjet qe janë me interes te dyanshme ne fushën e parandalimit, hetimit dhe ndalimit te dukurive korruptive dhe veprave penale; do të shkëmbejnë informacione; të bashkëpunojnë plotësisht në zbatimin e Ligjit Kundër Korrupsionit.
  • Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Policia e Kosovës krijojnë raporte të partneritetit dhe bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit përmes:
  • Realizimit të komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave me qëllim rritjen e efikasitetit dhe bashkërendimin e punës ndërmjet institucioneve për forcimin e luftës kundër korrupsionit.
  • Koordinimit të punëve dhe aktiviteteve të përbashkëta për zbulimin dhe hetimin e korrupsionit në bazë të ligjit nr. 03/L- 159.
  • Ofrimin e këshillave të ndërsjella në zgjidhjen e problemeve të natyrave të ndryshme anti-korrupsion.
  • Policia e Kosovës me kërkesë të Agjencisë angazhohet që të vërë në dispozicion të Agjencisë dokumentacionin e kërkuar, që lidhen me zbulimin dhe hetimin e korrupsionit.
  • Agjencia Kundër Korrupsionit do të dërgojë dosjen e rastit në Polici në rastet kur nga natyra e veprave penale si dhe nga mënyra e kryerjes i tejkalojnë kompetencat dhe mundësitë e Agjencisë për hetimin e rasteve në pajtim me Ligjin për Agjencinë Kundër Korrupsion nr. 03/L- 159 dhe Ligjin për Policinë e Kosovës nr. 03 03/L-035 dhe do të jetë e gatshme për ofrimin e bashkëpunimit për hetimin e këtyre rasteve.
  • Policia e Kosovës mund të kërkojë ndihmën e Agjencisë kundër Korrupsionit në hetimin e rasteve të dërguara nga Agjencia.
  • Agjencia Kundër Korrupsionit në rastet kur has në vështirësi në mbledhjen e informacioneve ka të drejt të kërkojë ndihmën e Policisë në pajtim më nenin 18 paragrafi 5 të Ligjit për Agjencinë kundër Korrupsionit nr. 03-L-159.

Kthehu tek lajmet tjera