''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

924 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 November 2009

Agjencitë anti-korrupsion nga Ballkani perëndimor zotohen të zgjerojnë bashkëpunimin

PRISHTINE, 25 NENTOR 2009 - Konferenca dy ditore “Shkëmbimi i përvojave në luftë kundër korrupsionit”; u përmbyll sot me përkushtimin e përfaqësuesve të agjencive anti-korrupsion nga vendet e rajonit për të thelluar bashkëpunimin dhe veprimeve në luftën kundër korrupsionit.

Kjo ngjarje, e para e këtij lloji, e organizuar nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), mblodhi përfaqësues nga vende të ndryshme të rajonit, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Hasan Preteni, drejtor i AKK-së nënvizoi rëndësinë e kësaj konference dhe shprehi besimin që ky rast ishte i dobishëm për të përfituar përvoja dhe praktika nga agjencitë simotra nga vendet e rajonit.

Në anën tjetër, Parviz Fartash, drejtor i UNDP në Kosovë, shprehi përkushtimin e tij që të mbështesë partnerët në jetësimin e konkluzioneve të konferencës. ‘Korrupsioni është i dëmshëm për zhvillimin e shoqërisë, për ekonominë, qeverisjen dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë' shtoi Fartash.

Konferenca ri-afirmoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet agjencive anti-korrupsion në rajon, forcimit të kornizës ligjore që lejon partneritete më të frytshme dhe procesin e vazhdueshëm të shkëmbimit të përvojave.

Përfaqësuesit nënvizuan rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit anti-korrupsion me udhëzimet e Bashkimit Evropian dhe standardet ndërkombëtare, adoptimin e ligjeve të reja që mbështesin luftën korrupsionit dhe nevojën e koordinimit të përpjekjeve të gjyqësorit, institucioneve dhe zbatuesve të ligjit në procesin e implementimit.

Pjesëmarrësit po ashtu theksuan rëndësinë e shoqërisë civile dhe mediave në mbështetjen e institucioneve përmes mbikëqyrjes demokratike, portretizimit të shqetësimeve të qytetarëve, hulumtimit të rasteve dhe fushatave të arsimimit dhe vetëdijesimit mbi efektet negative të korrupsionit në procesin e zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror.

Rëndësia e kësaj konference ilustrohet edhe nga prezenca e përfaqësuesve të shumtë të agjencive anti-korrupsion nga Sllovenia, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, (IRJ) Maqedonia, Turqia dhe Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI).

Kjo ngjarje, e organizuar brenda kornizës së projektit të UNDP ‘ Partneriteti Kosovar Kundër-Korrupsionit', ofroi një mundësi për të shkëmbyer dhe diskutuar iniciativat dhe misionet e agjencive nga vendet e rajonit në luftën kundër korrupsionit, themelimit të mekanizmave ndërlidhës dhe kultivimin e një qasjeje shumë-disiplinore të bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Kthehu tek lajmet tjera