''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

919 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


05 August 2009

Kosova së shpejti me Strategji dhe Plan të veprimit kundër korrupsionit

Projekt Strategjia Kombëtare dhe Plani i veprimit kundër korrupsionit kanë kaluar procedurat e vlerësimit nga të gjitha komisionet parlamentare, ndërkohë pritet që këto dokumente do të miratohen nga Kuvendi i Kosovës në fillim të muajt shtator të këtij viti.

Miratimi i këtyre dokumenteve do të ndihmojë AKK-në dhe shoqërinë kosovare që të fuqizojë edhe më politikat- strategjike kundër korrupsionit.

Ligji Kundër Korrupsionit e ngarkon AKK-në për përgatitjen e këtyre dy dokumenteve. AKK si përgjegjëse e hartimit të kësaj Strategjie si dhe me kontributin e të gjitha institucioneve, shoqërisë civile, mediave dhe ekspertëve të huaj arriti që të finalizojë këtë dokument dhe ta dorëzojë në Qeveri në shtator të vitit 2008. Gjatë një seance parlamentare strategjia dështojë së miratuari pasi nuk mori votat e mjaftueshme të deputetët të Kuvendit për të hyrë në fuqi.

Nga ana tjetër procesi I përpilimit të planit të veprimit kundër korrupsion ka filluar në dhjetor të vitit 2008.

Ky dokument I cili përmban masa konkrete kundër korrupsion për secilin sektor si në atë shtetërorë ashtu edhe në atë privat synon të nxisë maksimalisht energjinë e Kosovës në eliminimin e veprimeve korruptive, përmasat e të cilit duken të jenë shqetësuese.

Këto dokumente do të fillojnë të jetësohet në momentin kur Kuvendi I Kosovës do ti miratojë ato. Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit si përgjegjëse e hartimit të këtyre dokumenteve do të ketë përgjegjësin që ta monitorojë edhe zbatimin e masave nga të gjithë mekanizmat e çdo sektori të paraparë në planin e veprimit.

Në këtë drejtim institucionet e çdo sektori janë të obliguara që ti raportojnë AKK-së në të paktën një herë në katër muaj, ndërsa AKK do të raportojë në Kuvendin e Kosovës. 

Kthehu tek lajmet tjera