''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

917 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 May 2009

Nënshkruhet Marrëveshja e bashkëpunimit në mes AKK-së dhe Avokatit të Popullit

PRISHTINË, 27 MAJ 2009 - Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) dhe Avokati I Popullit, nënshkruan të mërkurën (sot) një memorandum mirëkuptimi mbi shkëmbimin e informative të cilat u shërbejnë këtyre mekanizmave në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në përputhje me mandatet përkatëse, në mënyrë që të sigurohet një luftim më I efektshëm I fenomeneve korruptive dhe mbrojtje e të drejtave dhe lirive të njeriut.

 

Kjo marrëveshje e cila është firmosur nga drejtori I AKK-së z Hasan Preteni si dhe nga Ushtruesi I detyrës së Avokatit të Popullit z Hilmi Jashari do të kontribuojë në sigurimin e një bashkëpunimi efektiv në mes të këtyre dy institucioneve në shkëmbimin e informative lidhur me çështjet që bien në mandatin e të dy këtyre mekanizmave.

 

Duke u bazuar në këtë marrëveshje bashkëpunimi Avokati I Popullit zotohet ti dërgojë AKK-së ankesat e pranuara nga qytetarët në lidhje me dyshimet për veprime korruptive, ndërkaq AKK konform mandatit të që ka, do të ndërmarr veprime hetimore për hetimin e rasteve të raportuara nga qytetarët tek Avokati I Popullit të cilat ky I fundit I dërgon në AKK-së.

 

AKK dhe avokati I popullit detyrohen të ruajnë informacionin dhe ta trajtojnë atë si informacion konfidencial konform ligjit deri në përfundimin e hetimeve.

 

Palët do të ekzekutojnë këtë marrëveshje në mirëbesim dhe të gjithë ata do të pajtohen në faktin se dispozitat e kësaj marrëveshje do të interpretohen në një mënyrë që favorizon përmbushjen e plotë të mandatit të të dy institucioneve dhe të mos ndikojë negativisht në punën e tyre.

Kthehu tek lajmet tjera