Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

916 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 May 2009

AKK organizon punëtori për përpilimin e planit të veprimit kundër korrupsionit për vitin 2009-2011

PRISHTINË, 11 MAJ 2009 - Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit është në prag të finalizimit të planit të veprimit kundër korrupsionit. Një punëtori dy ditore e cila u mbajt më 8 dhe 9 maj në Strugë të Maqedonisë mblodhi më shumë se 45 përfaqësues nga gjitha institucionet qeveritare, agjencitë e pavarura, prokurorin publike sidhe shoqërinë civile dhe mediat për ti dhënë imputet e fundit draftit përgatitorë të këtij plani I cili do të fillojë së impelemntuari në fillim të qershorit të këtij viti.

Procesi I përpilimit të planit të veprimit kundër korrupsion ka filluar në dhjetor të vitit 2008 me një punëtori poashtu dy ditore e cila u zhvillua në Suharekë, ndërkohë që procesi vazhdojë me shumë takime të grupeve sektoriale në Prishtinë.

Ky dokument I cili përmban masa konkrete kundër korrupsion për secilin sektor si në atë shtetërorë ashtu edhe në atë privat synon të nxisë maksimalisht energjinë e Kosovës në eliminimin e veprimeve korruptive, përmasat e të cilit duken të jenë shqetësuese.

Plani i Veprimit kundër korrupsionit do të fillojë të jetësohet në momentin kur Kuvendi I Kosovës do ta miratojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit që pritet ta bëjë gjatë muajt maj të vitit 2009. Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit si përgjegjëse e procesit të përpilimit të këtij plani do ta ketë përgjegjësin edhe që ta monitorojë zbatimin e masave nga të gjithë mekanizmat e çdo sektori.

Në këtë drejtim insitucionet e çdo sektori janë të obliguara që ti raportojnë AKK-së në të paktën një herë në katër muaj, ndërsa AKK do të raportojë në Kuvendin e Kosovës.

Kthehu tek lajmet tjera