Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

913 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


07 April 2009

AKK nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Komisionin e Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial (KPGJP)

PRISHTINË, 7 prill 2009 - Agjencioni Kosovar kundër Korrupsionit (AKK) ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Komisionin Ndërkombëtar të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial (KPGJP) që ka për qëllim të bashkërendoj përpjekjet lidhur me projektin e verifikimit të kandidatëve për gjyqtar dhe prokuror të ardhshëm të Kosovës.

Palët nënshkruese përmes këtij memorandumi dakordohen për një bashkëpunim të ndërsjelltë gjatë procesit të emërimit të gjykatësve dhe prokurorëve të Kosovës në mënyrë që të sigurohet ndërtimi i kapaciteteve të nevojshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë për të pasur një staf me integritet të lartë moral, etik dhe profesional.

KPGJP është themeluar sipas rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/25 mbi kornizën Rregullatore për Sistemin e Gjyqësisë në Kosovë brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Themelimi i këtij Komisioni është bërë me qëllim që të kryejë shqyrtimin gjithëpërfshirës dhe përzgjedhjen e individëve të Kosovës, të cilët do të emërohen për të shërbyer si gjykatës dhe prokuror deri në moshën e pensionimit.

 

Adresa: Rruga “Bajram Kelmendi”;, Nr. 31, 10000, Prishtinë, Kosovë

 

Telefon/Faks: 038-248-563/4/5

 

http://www.akk-ks.org

Kthehu tek lajmet tjera