''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

909 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 June 2018

AKK kërkon nga disa komuna të caktojnë zyrtarët kontaktues

Prishtinë 12 mars 2008 - Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit kërkon nga disa komuna dhe institucione të pavarura të Republikës së Kosovës që ta respektojnë kuadrin ligjor të Kosovës dhe të caktojnë zyrtarin kontaktues me AKK-në për çështjen e regjistrimit të dhuratave.

 

Në kreun 4 të Ligjit Kundër Korrupsionit 2004/34 dhe paragrafit 6.1 të nenit 6 të udhëzimit Administrativ të MSHP-së, nr. 02/2008 për regjistrimin e Dhuratave në Katalogun e Dhuratave në Institucionet e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, çdo institucion I Shërbimit civil të Republikës së Kosovës është I obliguar të mbajë katalogun e regjistrit të dhuratave.

 

Në funksion të zbatimit të obligimeve që dalin nga aktet juridike të lartë cekura, Agjensioni ka kërkuar nga të gjitha Komunat dhe institucionet tjera të pavarura që të caktojnë nga një person kontaktues për bashkërendimin e këtyre aktiviteteve 
(regjistrimin e dhuratave). Shkresat zyrtare të gjitha institucioneve u janë dërguar më datën 08. Janar 2008, ndërsa 14 komuna nuk kanë kthyer përgjigjeje komforë afatit ligjor, ndonëse kërkesat zyrtare kanë qenë të vazhdueshme.

 

Komunat të cilat ende nuk e kanë caktuar zyrtarin kontaktues me AKK-në janë: Komuna e Deçanit, Lypjanit, Zveçanit, Dragashit, Malishevës, Kamenicës, Pejës, Zubin Potokut, Klinës, Shtërpcës, Ferizajt, Leposaviqit, Prishtinës, si dhe komuna e Vitisë.

 

Në këtë drejtim gatishmërinë për të bashkëpunuar me AKK-në nuk e kanë demonstruar as dy institucione të pavarura prej 17 sosh sa ekzistojnë në Kosovë. 
1. Institucioni I Ombudspersonit 
2. Zyra e Rregullatorit të Energjisë

 

Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit ju bënë thirrje publike këtyre institucioneve që ta caktojnë personin kontaktues që në mënyrë urgjente të fillojë procesi I regjistrimit të dhuratave në katalogun e Dhuratave të Institucioneve publike, dhe si rrjedhojë e kësaj të shtrohet rruga për zbatushemërin e plotë të kuadrit ligjor kundër korrupsionit.

 

AKK e çmon lartë kontributin e secilit që jep në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në Kosovë, prandaj edhe regjistrimin e Dhuratave të Institucioneve Publike e konsideron si një mjetë të fuqishëm në parandalimin e Korrupsionit.

---------------------------------------------------------------------------------------------------- Adresa: Rruga “Bajram Kelmendi”;, Nr. 31, Prishtinë,

Tel: 038/248 563, emali [email protected]www.akk-ks.org

Thirrjet pa pagesë: 044 082 82 ;

Kthehu tek lajmet tjera