''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

906 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


26 January 2009

Z. Preteni shprehet optimistë se lufta kundër korrupsionit do të ketë sukses

PRISHTINË 26 janar 2008 - Drejtori I Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit Hsan Preteni u shpreh optimistë se gjatë vitit 2009 Kosova do të shënojë sukses në luftën kundër korrupsionit.


“Premtimet e Komisionit Evropian për mbështetje Kosovës në luftë kundër korrupsionit, zotimi I institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës se prioritet I agjendës së tyre për vitin 2009 do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetja që AKK po merr për fuqizimin e saj janë indikacione që na bëjnë optimistë se do të kemi sukses në luftën kundër korrupsionit të cilën Agjensioni ka kohë që e ka filluar.

z. Preteni I bëri këto komente gjatë një debati të organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë me temën “Korrupsioni në Kosovë”;.

I pyetur nga gazetarët se cilat nga institucionet kosovare janë më të prirura për korrupsionit, z Preteni duke ju referuar raportit të punës së Agjensionit për gjashtë muajt e parë të vitit 2008 tha: - “ në qershor të vitit të kaluar AKK publikojë raportin e punës gjashtë mujore. Deri në atë kohë shqetësimet e qytetarëve të cilët edhe I kanë denoncuar rastet e dyshuara për korrupsion kanë qenë për gjyqësorin, ndërmarrjet publike, Qeverinë sidhe pushtetin lokal”;. Tash për tash, shtojë ai - nuk mund të flasim për as një institucion pasi që duhet të presim javët e ardhshme kur edhe do të publikohet raporti I punës së AKK-së për vitin 2008.

Z. Preteni inkurajojë të gjithë që të përqendrojnë gjithë energjitë dhe aktivitetet e tyre në luftën kundër korrupsionit, pasi që dihet se kjo dukuri është e pranishme në Kosovë.

AKK tha ai a do të angazhohet maksimalisht që të jetë barrierë kundër korrupsionit, dhe punën e saj do ta drejtojë në kompletimin e legjislacionit, luftimin, si dhe parandalimin e korrupsionit.

Pjesëmarrës në debat ishin edhe Nenad Rashiq ministër për kthim dhe komunitete në qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës KDI.

Kthehu tek lajmet tjera