''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

903 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


10 December 2008

Thoni JO Korrupsionit

Shkruan Hasan PRETENI 
Sot, në gjitha vendet e botës që mëtojnë të ndërtojnë një shoqëri të shëndoshë dhe demokratike u shënua dita ndërkombëtare e luftës kundër Korrupsionit. Këtë ditë e shënojë edhe Kosova, - tashmë për herë të parë si shtet i pavarur.

Fatkeqsishtë, përmasat e korrupsionit në Kosovë tingëllojnë shqetësueshëm. Dhe ne bashkarishtë si shoqëri - Qeveria, Parlamenti, Shoqëria civile, Media, biznesi sidhe qytetari i rëndomte duhet të futemi në lojë që bashkë ta përmirësojmë këtë gjendje, dhe imazhin e shtetit tonë.

Agjensioni kosovar Kundër Korrupsionit gjatë gjithë këtij viti ka demonstruar një angazhim të shprehur qartë dhe i kultivuar në vazhdimësi për krijimin e një përmase sa më të gjerë të bashkëpunimit me të gjithë ata që duan të demonstrojnë gatishmërinë e tyre për ta forcuar rendin dhe ligjin.

Korrupsioni do të jetë një nga sfidat më të mëdha të kësaj periudhe tranzicioni. Kjo sfidë duhet të përballohet, sepse korrupsioni, pavarësisht se ka shtrirje të madhe ose të vogël, është një kërcënim që e rrit varfërinë dhe frenon zhvillimin në të gjitha fushat.
Prandaj çdo lëvizje që ka për tendencë të përhapjes së virusit korrupsion është e domosdoshme të shqyrtohet duke vendosur si kriter të parë programin antikorrupsion. 
Korrupsioni, është kërcënim për rendin ligjor, të drejtat e njeriut, qeverisjen e mirë, ndershmërinë, të drejtën sociale, konkurrencën lojale, përparimin ekonomik, po ashtu rrezikon sigurinë në vend dhe besimin e përgjithshëm tek institucionet publike si dhe vlerën morale te shoqërisë.

Është një rast i mirë për mua, t'i përcjell falënderimet më të përzemërta për të gjithë ata njerëz që demonstruan trimërinë e tyre qytetare duke i denoncuar veprimet korruptive. Pa ndihmën e gjithë shoqërisë realizimi i misionit tonë do të bëhet shumë më i vështirë. Prandaj është esencialishtë e rëndësishme që të rritet vetëdija dhe të shtohet kontributi i secilit qytetar të Kosovës që të bëhet pjesë e jona në mënyrë që të dalim fitimtar karshi keqpërdorueseve të mundshëm të taksapagueseve kosovar.

Motoja Kombeve të Bashkuara, për 9 dhjetorin 2008-ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit është; Një jo e juaja ka peshë! - Dhe unë si drejtor i Agjensionit Kosovar kundër Korrupsionit iu bëjë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës – Thuani jo Korrupsionit sepse - kjo JO e juaja vërtet ka peshë…


(Kjo kolumne është botuar në të përditshmen Koha Ditore më 10 dhjetor 2008)

Kthehu tek lajmet tjera