Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

899 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


06 November 2008

Paraja Publike po keqpërdoret

E nderuara Znj. Lila; 
Të nderuar pjesëmarrës të Kabinetit Qeveritar;
Te nderuar të pranishëm;


Fillimisht, më lejoni që t'ju shprehë përgëzimet e mija realizatorëve të raportit që ju do e prezantoni pas pak. Për zhvillimin e shoqërisë kosovare biznesi privat është aq i rëndësishëm sa edhe vetë strategjitë kombëtare, prandaj është i rëndësisë së veçantë identifikimi i dukurive negative në këtë sektor dhe gjetja e mundësive për të luftuar dhe parandaluar ato dukuri.

Unë si njeri që udhëheqi një institucion i cili në baza ditore drejtë për së drejti merret me luftimin dhe parandalimin e korrupsionit me shumë keqardhje e them se në Kosovë ky fenomen ka marr përmasa shqetësuese. Këtë e vërtetojnë edhe të gjitha hulumtimet që janë bërë nga organizata vendore e ndërkombëtare përkitazi me perceptimin e opinionit kosovarë për prezencën e korrupsionit në shoqërinë tonë.


Fakti edhe më shqetësues është se paraja Publike po keqpërdoret dhe po drejtohen në xhepat privat të grupeve dhe individëve të ndryshëm, - veprimet e të cilëve janë të dukshme sepse ata disa po pasurohen brenda natës;

Kjo e keqe po rrezikon rendin ligjor, të drejtat e njeriut, qeverisjen e mirë, ndershmërinë, të drejtën sociale, konkurrencën lojale, rritjen ekonomike, po rrezikon po ashtu sigurinë në vend dhe besimin e përgjithshëm tek institucionet publike si dhe vlerën morale te shoqërisë;

Kosova i ka institucionet e veta, Kosova gjithashtu i ka Institucionet qe kane për mision luftën kundër korrupsionit, ndërsa kuadri i nevojshëm ligjor është në përfundim e sipër. Por zyrtarët e institucione nuk po demonstrojnë gatishmërinë e duhur për të respektuar ligjin dhe vullnetin e mirë për ta luftuar ketë te keqe – korrupsionin.

Prandaj, Kosova ka nevoje për një angazhim shumë me serioz si ne luftimin ashtu edhe ne parandalimin e korrupsionit.

Agjensioni Kosovarë Kundër Korrupsionit po bënë përpjekje serioze në realizimin e misionit të vetë. Gjatë këtij viti kemi një progres te dukshëm, si ne luftimin ashtu edhe ne parandalimin e korrupsionit. Jemi duke realizuar edhe shume aktivitete edukative, neper komunat e Kosovës, po bisedojmë me nëpunës publik me te vetmin qellim, inkurajimin e tyre qe te kyçen në aktivitetet qe kanë për qellim parandalimin në rend të parë por edhe luftimin e korrupsionit.


Te nderuar te pranishëm


Hapja e debatit për cilën do çështje është parakusht që ajo çështje do zgjedhje. Te debatosh sot për korrupsionin dhe domosdoshmërinë e angazhimit të të gjithëve në luftën kundër korrupsionit nuk është më temë e ndaluar por problematike qe do zgjedhje.

Mendoj që nga ky takim duhet të adresohen porositë e çarta për të gjithë që:

• Të rritet transparenca gjatë shfrytëzimit të parasë publike;

• Të ketë llogaridhënie në të gjitha nivelet qeverisëse ;

 


Poashtu dëshirojë të them se është nevojë imediate që autoritetet gjegjëse të Intensifikojnë punën në nxjerrjen e:

• Ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë ;

• Amandamentimi I Ligjit Kundër Korrupsionit;

• Nxjerrja e Strategjisë Kombëtare kundër Korrupsionit;

• Aprovimi i Planit te veprimit;

• Nxjerrja e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë;


Të nderuar të pranishëm

Institucionet e pavarura që kane për mision luftën kundër korrupsionit duhet te fuqizohen duke ndare mjete të mjaftueshëm për to.
Një gjë që është shumë e rëndësishme në luftimin dhe parandalimin e Korrupsionit në Kosovë ngritja vetëdijes së përgjithshme qytetare në nivelin shumë më të lartë. 
Unë dua ti sigurojë të gjithë se të raportosh për veprimiet korruptive nuk është vepër e lige por është akt patriotik. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse, pra që në këtë betejë të jenë të përfshirë të gjitha institucionet dhe organizatat sikurse edhe secili qytetar.


Faleminderit pwr vëmendjen tuaj: Prishtinë, 06 11.2008

Kthehu tek lajmet tjera