PRISHTINË 28 mars 2008 - Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit morri pjesë në Tryezën e Rrumbullakët dy ditore më dt. 26-27 mars 2008 të organizuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg – Francë. Në takim morën pjesë këta zyrtarë të lartë të AKK-së:
z. Hasan Preteni - Drejtor i AKK-së, dhe zyrtaret e larte te Agjencise .
Si pjesë e delegacionit të Kosovës në cilësinë e ekspertëve ishin edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Gjyqësi dhe Legjislacion i Kuvendit të Kosovës z. Bahri Hyseni, Drejtori i Zyrës Ligjore të MSHP-së z. Besim Kajtazi, dhe Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në ZKM z. Habit Hajredini. Gjithashtu morën pjesë edhe ekspertët e Këshillit të Evropës z. Drago Kos nga Sllovenia dhe z. Quentin Reed nga Britania e Madhe.
Pas këtyre dy ditëve të diskutimeve profesionale u nxorën edhe disa rekomandime për fuqizimin e Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit si dhe mekanizmave të tjerë që merren me luftimin dhe parandalimin e korrupsionit si dhe kompletimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për forcimin e këtyre mekanizmave.